Carovska: Nxënësit e shkollave të mesme kanë të drejtën e maturës ndërsa MASH-i ka për detyrë t’ua sigurojë

vull

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka detyrim ligjor t’ju sigurojë të drejtën për dhënien e provimit të maturës shtetërore të nxënësve, veçanërisht të atyre që dëshirojnë të vazhdojnë në arsimin e lartë. Këtë e theksoi Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska, duke u përgjigjur pyetjes së gazetarit për bojkotin e mësimit prej disa nxënësve të shkollave të mesme.

“Nga nga dita e parë që kur jam në MASH, jemi në bashkëpunim dhe bisedime të vazhdueshme me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme. Ata kanë mendime të ndryshme dhe kërkesa të ndryshme. Takimi i fundit ishte para një javë, ku përcaktuam se matura këtë vit  zhvillohet në pajtim me ligjin. “Arsimi i mesëm është i detyrueshëm në vend dhe mu për këtë është e rëndësishme ta respektojmë të drejtën e nxënësve që dëshirojnë të japin provimin e maturës,” deklaroi Carovska.

Në takimin e mëngjesit, drejtorët e shkollave të mesme informuan se vetëm një pjesë e nxënësve po bojkotojnë.

“Është e rëndësishme nxënësit ta lexojnë edhe konceptin e maturës dhe ligjin dhe të vendosin në çfarë mënyre do ta japin provimin e maturës këtë vit. Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe komunat që drejtpërdrejt menaxhojnë me shkollat ​​e mesme, kanë detyrim ta sigurojnë të drejtën e nxënësve që dëshirojnë ta japin provimin e maturës. Nxënësit që nuk dëshirojnë të marrin provimin e maturës shtetërore, kanë mundësi ta japin provimin e maturës shkollore. Pikërisht atje ka dy lëndë dhe detyrë projektuese ose ata që janë në shkollat ​​profesionale kanë mundësinë të japin provim profesional, të njëjtë janë dy, një lëndë e detyrueshme, një lëndë zgjedhore dhe detyrë projektuese. Për atë them se, provimi i maturës shtetërore është zgjedhore, ndërsa detyrimi ynë si Ministri është ta sigurojmë të drejtën për dhënien e provimit të maturës, veçanërisht të atyre nxënësve që dëshirojnë ta vazhdojnë arsimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë në vendin tonë dhe jashtë saj. “Vitin e kaluar ne ishim përjashtim negativ në rajonin dhe në botën dhe nxënësit tanë nuk arritën të regjistroheshin në universitete të rangut të lartë në botë,” tha Carovska.

Sipas të dhënave nga shkollat, për dhënie të maturës kanë paraqitur mbi 14,000 maturantë, ndërsa provimet do të mbahen sipas konceptit të përcaktuar qysh në fillim të këtij viti shkollor.

Next Post

Carovska: Arsimi cilësor arrihet me bashkëpunim të përbashkët të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe komunave

Në 10 shkolla në Komunën e Çairit janë vendosur gjithësej 1950 paravane mbrojtëse në bankat e nxënësve, me qëllim të mbrojtjes më efikase nga Kovid -19 për nxënësit të cilët mësimin e ndjekin me prani fizike. Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska sot vizitoi SHFK “ Hasan Prishtina” ku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: