Carovska për Magazinën Ekonomike: Përmes dialogut me kompanitë do t’i përcaktojmë profilet që do t’i hapim në shkollat profesionale nga viti i ardhshëm shkollor

vull

Shkollat ​​e mesme profesionale duhet të kenë profile të hapura në pajtim me nevojat e tregut të punës. Prandaj, së bashku me odat ekonomike dhe me vetëqeverisjet lokale dhe ministria, do të vlerësojmë për vitin e ardhshëm shkollor në cilën komunë për cilin profil ka nevojë, tha Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska dje mysafire në Magazinën Ekonomike në TV Alsat.

Ministrja njoftoi se për atë qëllim, do të organizohen 13 takime në të cilën përmes dialogut social të nivelit lokal do të përcaktohet se cilat janë profilet që duhet të hapen në shkollat ​​e mesme profesionale. Tashmë është bërë analizë me 450 kompani për nevojat e tyre dhe interesi për bashkëpunim edhe këto takime lokale do të jenë vetëm  konfirmim i analizës.

“Në vitet e kaluara pas inercisë, të njëjtat profile që kanë qenë të hapura për dekada mbesin të hapura edhe më tej  edhe pse nuk i përshtaten nevojave reale të tregut të punës. Nxënësit nga këto paralele dhe profile do të mund të përfshihen edhe me praktikën në kompanitë në atë mënyrë që ai link që në ditën e parë u krijua midis shkollave, kompanive dhe nxënësve. “Këtë e bëjmë për vetë nxënësit dhe prindërit të fitojnë besim se në komunën ka shkollë që nuk është harruar, por përkundrazi është shkollë që do t’i sigurojë punë fëmiut tim,” tha Carovska.

Ministrja thotë se verifikimi i profileve në pajtim me kërkesat e sektorit real do të bëhet për vitin e ardhshëm shkollor sepse ato shkolla ekzistojnë realisht.

Në lidhje të numrit të nxënësve që regjistrohen në shkollat ​​e mesme, Ministrja thotë se më e rëndësishme është të respektohen ligjet.

“Me vite jemi dëshmitarë se po bëhet lëshim nga ligjet që parashikojnë se sa numra të nxënësve mund të regjistrohen në një paralele, por kështu krijojmë arsim jocilësor. Prandaj, ligjet duhet të respektohen dhe ai është mekanizmi i parë. Mekanizmi i dytë janë ndryshimet në mënyrën e bursave. Nëse me vite japim bursa në arsim të përgjithshëm, ndërsa nuk japim bursa për arsimin e mesëm profesional, të harmonizuara me nevojat reale të sektorit real. Këtë vit publikuam bursa drejtpërdrejtë për arsimin e mesëm profesional, por për vitin e ardhshëm planifikojmë që bursat të jenë motivuese dhe para kohe të shpallen me konkurset dhe nxënësit më të mirë nga arsimi fillor. “Në këtë mënyrë, të jenë të motivuar të regjistrohen në shkollat ​​profesionale”, tha Carovska.

Ministrja theksoi se gjithashtu e rëndësishme të krijojmë besim midis komunës, kompanisë dhe shkollës sepse në atë mënyrë do ta rikthejmë besimin në shkollat ​​e mesme profesionale, ndërsa do të kontribuojmë për ardhmëri më të mirë të të rinjve. Me rëndësi është edhe ajo që përfundimi i arsimit të mesëm profesional është gjithmonë fillim më i mirë për regjistrimin në fakultetet teknike.

Next Post

Zëvendëskryeministri Dimitrov në forumin e 5-të të EUSAIR: Një Ballkan Perëndimor më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko- Jonian

“Një Ballkan Perëndimor më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm çon në një makro-rajon Adriatiko- Joniane më të fuqishëm dhe më të qëndrueshëm, që sërish çon drejt një Bashkimi Evropian më të fuqishme dhe më të qëndrueshme” – Zëvendëskryeministri Dimitrov në forumin e 5-të të EUSAIR   Zëvendëskryetari i Qeverisë për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: