CEFTA – 15 vite lehtësojmë tregtinë

Kohanews Admin
0 0
Read Time:1 Minute, 36 Second

Sot ishte kenaqësi për mua që para 100 pjesëmarrësve dhe rreth 200 pjesëmarrësve online nga 7 anëtarë të CEFTA-s, të hap Konferencën me temë: “CEFTA – 15 vite lehtësojmë tregtinë” për të shënuam edhe të arriturat gjatë Presidencës së Maqedonisë së Veriut!

CEFTA me Komisionin Evropian dhe Këshillin e Bashkëpunimit Rajonal, ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm drejt ofrimit të rajonit me tregun e përbashkët të BE-së.

Këtë vit arritëm të fillojmë dhe të përfundojmë punë të rëndësishme në kuadër të Programit Vjetor të Presidencës sonë dhe në zbatimin e temave të rëndësishme të Planit të Veprimit për Tregun e Përbashkët Rajonal. Në kuadër të CEFTA-s duhet të përmbushim detyrimet tona për zhvillimin e mëtejshëm të kësaj Marrëveshjeje duke krijuar kushte të favorshme në politikën tregtare për sektorin e biznesit dhe për të zhvilluar konkurrencë të ndershme.

Arritjet kryesore në vitin 2021 janë:

Është finalizuar vendimi për lehtësimin e tregtisë elektronike në CEFTA.

Janë dakorduar vendimet për njohjen e programeve dhe kualifikimeve profesionale të OAE- në nivel ekspertësh.

Është bërë progres i dukshëm në negociatat për Protokollin Shtesë 7 të mekanizmit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve dhe Vendimi për heqjen e detyrimit për leje pune për ofruesit e shërbimeve dhe transferimet ndërmjet kompanive.
Korsitë e gjelbra u zgjeruan në të gjitha vendkalimet e CEFTA-s duke siguruar qarkullim më të shpejtë dhe më të sigurt të mallrave thelbësore. Kanë filluar diskutimet për zgjerimin e tyre në vendet fqinje anëtare të BE-së.
Është prezantuar një shkëmbim i përmirësuar sistematik i të dhënave SEED +. Do të mbështesë shkëmbimin e certifikatave të nevojshme për zhdoganimin e mallrave, duke përfshirë e-certifikatat që synojnë të inkurajojnë tregtinë pa letra.
Dhe në fund, me krenari për punët e realizuara ia kaluam stafetën Moldavisë, e cila do të kryesojë me CEFTA-n në vitin 2022 dhe është zotuar të ndjekë një agjendë ambicioze të promovimit të tregtisë.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Taravari jep dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të ASH-së

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka dhënë dorëheqje nga posti i sekretarit të përgjithshëm të Aleancës për Shqiptarët në opozitë, të udhëhequr nga Zijadin Sela. Fillimisht, ai e bëri këtë njoftim në kuadër të rezultatit të pafavorshëm zgjedhor në zgjedhjet e fundit vendore, në të cilat ASH, së […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: