D-r.Hekuran Duka takon banorët e Dibrës së Vjetër

vull

Sot, kandidati për kryetar komune nga radhet e BDI-dega Dibër, d-r Hekuran Duka ishte i pranishëm në pjesën më të vjetër të qytetit , që përfshin lagjet Vakof, Varosh dhe rrugica të ngushta të shtrira në kodër të Dibrës.
Kjo zonë poashtu njihet për problematikat e saja, të cilat u cekën sot në takimin masiv që banorët e asaj pjese i rezervuan kandidatit Duka.
Në këtë bashkëbisedim u përmend se, edhe pse kjo zonë nuk ka asnjë pëllëmbë të pa mbuluar rrugore, i ka ardhur koha për meremetim dhe sanim të pjesshëm. Poashtu u premtua mirëmbajtje edhe për shtëpitë me vlera arkitektonike të njohura për qytetin tonë, me mbështetje të qeverisë. sanimin e rrjetit të ujësjellësit, sigurimin e ujit të pastër. Duka fuqishëm premtoi mirëmbajtje të rrugëve gjatë sezonit të dimrit të kësaj zone të vështirë për shkak të pozitës së pjerët.
Kandidati Duka premtoi edhe politika të drejta dhe zgjidhje të problematikave të mbar qytetit.
Banorët u ndjenë të respektuar nga mundësia e parashtrimit të halleve të tyre dhe premtuan mbështetje të plotë pë këtë ekipë të udhehequr nga Hekuran Duka.

Next Post

AlternAtivA sonte ka qëndruar në Kumanovë

Partia politike “ AlternAtivA”, sonte ka qëndruar në Kumanovë, ku para shumë aktivistëve dhe simpatizantët e Alternativës, ka filluar fushatën e saj elektorale për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit, në përkrahje të kandidatit të përbashkët nga koalicioni qeveritar, Stevo Pendarovski.  

Subscribe US Now

%d bloggers like this: