Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Dauti në Repubikën e Greqisë – takim pune me zëvendës kryetarin e dhomave ekonomike në nivel të Bashkimit Europian, Konstandin Mihalos

2 min read
Loading...

Ministri për investime të huaja në Qeverinë e Repuplikës së Maqedonisë,Bardhyl Dauti, më datë 31.11.2019, ishte në udhëtim zyrtar në Republikën e Greqisë ku pati takim pune me kompani të ndryshme potenciale të cilat janë të interesuara të investojnë në Republikën e Maqedonisë. Ministri Dauti gjithashtu u takua edhe me kryetarin e dhomës ekonomike të tregëtisë dhe industrisë së shtetit Helen i cili njëkohësisht është edhe zëvendës kryetar i dhomave ekonomike në nivel të Bashkimit Europian, Konstandin Mihalos.

Bashkebiseduesit ndanë mendimin që bashkëpunimi i theksuar ekonomik në mes dy vendeve fqinje Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë pritet të përforcohet në të ardhmen, aq më shumë duke konsideruar faktin që të dy vendet arriten që me sukses, përmes marëveshjes së Prespës të tejkalojnë problemin politik që lidhej me emrin.

Gjatë takimit u diskutua edhe për mundësinë e sigurimit të markave tregëtare të kompanive Greke që operojnë në Republikën e Maqedonisë, ku Ministri Dauti potencoi që pas miratimit final të marëveshjes së Prespës cdo bashkepunim ekonomik midis dy vendeve do të jetë më i lehtë.

Nga ky diskutim bashkëbiseduesit ranë dakord që në të ardhmen e afërt të organizohet edhe një takim tjetër në Shkup në mes dhomave ekonomike të të dyja vendeve, ku potencijalisht pjesëmarrës në atë takim mund të jenë pëfaqësues qeveritarë, përfaqësues të dhomave ekonomike dhe përfaqësues të firmave të vendeve respektive, Republikës së Greqisë dhe Republikës së Maqedonisë, të cilët janë të interesuar për investime.