Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i UT-së e vizitoi Universitetin e Sporteve në Tiranë

vull

Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike i Universitetit të Tetovës, Prof. Dr. Haki Ismaili (28 tetor 2020), i shoqëruar nga Prof. Dr. Fadil Rexhepi, realizoi vizitë pune në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku u prit nga Rektori i këtij Universiteti, Prof. Dr. Agron Kasa.

Në këtë takim u bisedua për tema që janë në interes të të dy universiteteve e në veçanti të studentëve dhe profesorëve të Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së dhe atyre të Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Po ashtu, u diskutua edhe për forcimin e marrëdhënieve midis dy universiteteve, si dhe për mundësinë e realizimit të projekteve të përbashkëta kërkimore-shkencore.

Dekani i Fakultetit të Kulturës Fizike të UT-së, Prof. Dr. Haki Ismaili e njoftoi Rektorin edhe për zhvillimet e fundit në Universitetin tonë, si dhe masat e ndërmarra në luftën për mbrojtje shëndetësore nga pandemia Covid-19

Next Post

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve, ka shënuar fitore përballë KV “Janta Volej”, me rezultatin e thellë 3:0 në sete, në takimin që u luajt në Shkup më 30 tetor (e premte). […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: