Demant i konferencës për shtyp të VMRO-DPMNE-së për shërbimet e helikopterëve për qytetarët

vull

Pretendimet e bëra në konferencën për shtyp, e mbajtur më 12,08,2019, nga partia politike VMRO-DPMNE, gjegjësisht nga ana e Sekretarit të Përgjithshëm, Igor Janushev, se po përgatitet një furnizim korruptues të helikopterëve për qëllime mjekësore në vlerë të përgjithshme prej 72 milion euro, janë spekulime, mosdije dhe dezinformata.

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përgatiti projekt për vendosjen e partneritetit publiko-privat për SAR (search and rescue), kërkim dhe shpëtim, gjegjësisht kërkim dhe shpëtim me anë të helikopterëve HEMS (Helicopter Emergency Medical Service) shërbime mjekësore helikopterike urgjente  sipas shembullit të vendeve të zhvilluara të Evropës Perëndimore.

 

Me vendosjen e partneritetit publiko privat, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët do të fitojnë shërbime siç janë:

  • Shfrytëzim falas të HEMS dhe SAR shërbimeve,
  • Pas skadimit të marrëveshjes, të gjitha pajisjet bashkë me aviaconet mbeten në pronësi dhe zotërim të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Ndërtohen kapacitete për ulje/ngritje, vende për uljen e helikopterëve në më shumë qytete të Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Për gjithë kohëzgjatjen e marrëveshjes, partneri privat në nivel vjetor do ti paguaj kompenzim Republikës së Maqedonisë së Veriut,
  • Në këtë mënyrë me vendosjen e këtij partneriteti publiko-privat, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët marrin përfitime që nuk do tu kushtojnë asgjë

Ky është një shembull i një partneriteti publiko-privat që në kohën e qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ishte e paimagjinueshme dhe e parealizueshme.

Next Post

Si u zhduk Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit, nuk gjendet askund?!

Dokumenti origjinal i Marrëveshjes së Ohrit thuhet se është zhdukur nga arkivat e institucioneve në Maqedoninë e Veriut dhe askush nuk mban përgjegjësi për këtë. Dokumenti, i cili i dha fund konfliktit të dhunshëm, mes etnisë shqiptare dhe maqedonase në vitin 2001, nuk ekziston as në dokumentacionin e Presidentit dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: