Demant nga SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut”: Nuk krijohen vende të reja pune

vull

Në interes të së vërtetës dhe pas  gënjeshtrave të thëna  nga partia politike VMRO-DPMNE, është e rëndësishme tëtheksohet se nuk ka të bëje me krijimin e vendeve të reja të punës dhe shpenzime financiare shtesë për kompaninë, pasi që për momentin këto pozicione pune kryhen nga persona të cilëve u skadon kontrata e punës dhe të cilat deri tani ishin të lidhura me afat të caktuar.

Me qëllim të ofrimit të shërbimeve pa ndërprerje,sidomos duke marrë parasysh se SHA” Posta e Maqedonisë së Veriut” është ofrues i shërbimit universal postar në komunikacionin postar tëbrendshëm dhe ndërkombëtar,si dhe që të jemi transparent dhe të hapur,kompanija jonë shpall konkurs publik për vend pune- postierë, në kohë të pacaktuar, i cili është i hapur për çdo qytetartë interesuar.

Ne e kuptojmë nevojën e opozitës për përfitimin e poenave ditore politike, por ne mendojmë se është jashtëzakonisht jokorrekte të ekspozohen postierët ndaj gënjeshtrave dhe informacioneve të pasakta, të cilët pa u kursyer, duke  sakrifikuar dhe duke qenë plotësisht të ekspozuar ndaj rreziqeve që mbart virusi Covid 19, gjatë gjithë këtyre muajve me ndershmëri fitojnë jetesën e tyre duke rrezikuar shëndetin e tyre dhe shëndetin e të afërmëve të tyre.

Për më tepër ,ne do të dëshironim të informojmë publikun se ky konkurs fillimisht u shpall gjatë muajit shkurt të vitit 2020, por nuk është realizuar, duke ndjekur rekomandimet e KomisionitShtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ( KSHPK) për shkaktë respektimit të dispozitave ligjore si dhe të shmangë çdo ndikim brenda procesit zgjedhor.

Next Post

Zaev me mesazh deri te Cërvenkovski dhe Kunovska: LSDM në pranverë ka zgjedhje, urdhëroni

“Unë nuk jam dëgjuar me Branko Crvenkovski ka një vit e gjysmë. Ne kemi dërguar përshëndetje përmes njerëzve, por nuk kemi pasur komunikim të drejtpërdrejtë. Ajo që unë mendoj është se Crvekovski duhet të jetë aktiv në politikë, pasi ish-zyrtarë në vende të tjera mund të kontribojnë në shoqërinë e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: