Demiri: Qytetarët të respektojnë afatet ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

vull

Drejtori i Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut Abdush Demiri sot mbajti konferencë shtypi në Qeverinë e RMV-së me qëllim që të apelojë te qytetarët dhe opinioni më i gjërë për rëndësinë e respektimit të afateve ligjore të paraqitjes në evidencat e Agjencisë së Punësimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

APRMV-ja në përputhje me dekretin me fuqi ligjore të miratuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit KOVID 19, shtyu afatet e paraqitjes së rregullt të personave të papunë.

Më 15 shtator 2020, paraqitja e rregullt u rivendos përsëri në çdo 30 ditë (për punëkërkuesit aktivë) ose çdo 6 muaj (për punëkërkuesit e tjerë ose punëkërkuesit pasivë).
Deri sot, rreth 54 mijë persona janë vonuar me paraqitjen e tyre në evidencën e personave të papunë (punëkërkuesve aktivë) dhe punëkërkuesve të tjerë (punëkërkuesve pasivë).

Drejtori Demiri u bëri thirrje personave që janë vonuar me paraqitjen e tyre që të vijnë në Qendrat e Punësimit dhe zyrat rajonale për të rregulluar detyrimin e tyre në afat prej 30 ditëve, dmth jo më vonë se 19 Mars, e Premte.

– I ftojmë publikisht të gjithë ata persona që u kanë kaluar afatet e paraqitjes në evidencat e APRMV-së, që në 30 ditët e ardhshme duke filluar nga nesër, të vijnë në Qendrat e Punësimit ku janë të evidentuar, për të rregulluar detyrimin e tyre si punëkërkues aktivë ose pasivë.

– Apelojmë te të gjithë personat që do të vijnë të paraqiten në Qendrat e Punësimit, që të respektojnë masat mbrojtëse nga virusi KOVID 19, të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, të mbajnë maskë mbrojtëse dhe një distancë të përshtatshme nga personat e tjerë.- theksoi drejtori i APRMV-së Abdush Demiri.

Të papunët të cilët nuk do t’i përmbushin këto detyrime brenda 30 ditëve në përputhje me Ligjin e Punësimit dhe Sigurimit në rast të Papunësisë, do të  fshihen nga evidenca e të papunëve dhe do të kenë mundësi për ri-regjistrim pas kalimit të një viti, kurse shfrytëzuesit e të drejtave humbin  përfitimet sociale.

Me evidentimin e personave të papunë në Agjencinë e Punësimit, dmth punëkërkuesit aktivë kanë qasje në programet dhe masat aktive të punësimit që zbatohen në përputhje me planet Operative vjetore të punësimit, që krijohen në përputhje me nevojat e tregut të punës.

Së shpejti do të shpallet Plani i ri Operativ për masat dhe programet aktive të punësimit dhe shërbimet e tregut të punës për vitin 2021, i cili do të ketë një buxhet rekord të lartë deri më tani dhe do të jetë mbështetje për krijimin dhe hapjen e vendeve të reja të punës, si dhe rritjen e punësimit të të papunëve.

 

Next Post

Grubi, Carovska dhe Ademi: Jo vetëm libri i GJEOGRAFISË, por të gjitha librat kontestues do të tërhiqen

Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi sot në kabinetin e tij zhvilloi një takim pune me ministren e Arsimit dhe Shkencës, znj. Milla Carovska dhe ish ministrin dhe deputetin Arbër Ademi, informon GAZETA.MK Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit diskutuan për koncepcionin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: