Deputetët diskutojnë për njohjen reciproke të patent shoferëve me Kosovën

vull

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut sot duhet ta mbajë mbledhjen e 98-të, në të cilën duhet të shqyrtohen 26 propozim ligje dhe raporte vjetore.


Deputetët duhet ta ratifikojnë Marrëveshjen mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patent shoferëve.

Në rend dite, mes tjerash, janë edhe propozim ligjet për ndryshim të Ligjit për rrogë minimale, të Ligjit për punësimin dhe sigurimin në rast të papunësisë dhe të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar.

Në mbledhje duhet të shqyrtohen edhe disa raporte vjetore të komisioneve shtetërore, drejtorive, Agjencive, Këshillit gjyqësor dhe Avokatit të popullit.

Next Post

SHBA, mjeku i klubit 20 vite ka ngacmuar seksualisht mbi 170 meshkuj

Universiteti ka publikuar raportin në të cilin theksohet se mjeku Richard Strauss, para se të pensionohet në vitin 1990, dy dekada ka punuar si drejtor sportiv në këtë universitet. Mjeku amerikan i cili plot dy dekada ka punuar si mjek në klubet e sportit të Universitetit State Ohio, gjatë periudhës […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: