Dimitrievski dorëzon kandidaturën për kryetar të Kumanovës

Kohanews Admin

Kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski e parashtroi kandidaturën dhe është kandidat zyrtar për kryetar të Kumanovës në zgjedhjet e ardhshme lokale të cilat do të mbahen në vjeshtë.

Mbështetjen e qytetarëve në të gjitha anketat relevante sipas të cilave është një nga tre kryetarët më të mirë të komunave në shtet dhe kryetar i cili renditet më lartë nga radhët e LSDM-së, si dhe të gjitha takimet me qytetarët e komunës së Kumanovës, janë motiv për parashtrim zyrtar të kandidaturës për mandat të ri të kryetarit të Dimitrievskit.

Kryetari Dimitrievski bashkë me ekipin e tij dhe me mbështetjen e qytetarëve gjatë katër viteve të kaluara jo të plota pati sukses në realizimin e shumë projekteve të përbashkëta për Kumanovën dhe kumanovarët, me çka tregoi ndryshim të vërtetë dhe dëshmon se Kumanova po ndryshon në të mirë.

Pas shumë viteve Kumanova është përfundimisht komunë pa borxhe dhe financiarisht stabile. Kumanova u bë qytet me projekte dhe perspektiva. E përmirësuam jetën në qytet, është investuar në infrastrukturë, arsim sport, kulturë, mbrojtje e mjedisit jetësor, jetën e të rinjve dhe kushte më të mira për secilin bashkëqytetar tonin.

Besojmë se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen, bashkë me qytetarët të zbatojmë projekte të reja për një Kumanovë moderne dhe evropiane. Qytet me standard të lartë të jetesës urbane dhe qytet i cili do të jetë shembull për të gjithë shtetin. Për Kumanovën siç e duam.

Next Post

Ziadin Sela takon ambasadorin e Francës

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, z. Ziadin Sela, u prit në takim në Rezidencën e Francës nga ambasadori i Francës në vend, z. Siril Bomgartner Sot, më 05 korrik 2021, kryetari i Aleancës për Shqiptarët u prit në Rezidencën e Francës, në takimin e parë protokollar dhe në drekë pune, […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: