Dimitrievski për tre orë mbledh nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën në Kumanovë

Kohanews Admin

Maksim Dimitrievski nuk mundi të priste LSDM-në deri në shpalljen e kandidatit për kryetar komunë në qytetin e Kumanovës, e vendosi të garojë si i pavarur për Kumanovën. Në një konferencë për shtyp duke shpallur kandidaturën e tij, tha se deri në ora 13 janë mbledhur numri i nevojshëm i nënshkrimeve për mbështetjen e kësaj kandidature.

Për kandidaturën e Dimitrievskit kanë reaguar nga LSDM-ja. Thonë se për LSDM-në, interesi i qytetarëve të Kumanovës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë para interesit të Maksim Dimitrievskit apo interesit të cilitdo.

“Dua që me këtë rast të falënderoj të gjithë qytetarëve të cilët në 3 orët e kaluara e mbështetën këtë iniciativë dhe dhanë mbështetje masive. Kjo për mua është një motiv më shumë që të vazhdoj me angazhimet dhe që së bashku ta zhvillojmë Kumanovën dhe së bashku ta zhvillojmë demokracinë në shtetin tonë”, deklaroi Dimtrievski.

Por krahas asaj, janë dashur vetëm tre orë që Dimitrievski të mbledh nënshkrimet e nevojshme për kandidaturën e tij, ndërkohë që sipas informacioneve të fundit, për të janë nënshkruar krahas maqedonasve edhe shumë shqiptar, turq, rom, serb etj.

Next Post

Taravari: Na priftë e mbara!

Të dashur qytetarë, sot u mbajt Kuvendi i Degës së Aleancës për Shqiptarët-Dega Gostivar. Jam i lumtur dhe falenderues që mora besimin unanim e të gjithë kuvendarëve të Aleancës për Shqiptarët në degën e Gostivarit. Vota e tyre është kurajo për mua, dhe jam krenar që jam i zgjedhur prej […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: