Dimitrov dhe Osmani në Bruksel në takime me MPJ e Suedisë dhe Finlandës

vull

Theksi i bisedimeve në të gjithë takimet ishte në hapat e ardhshme të rrugës evropiane të Maqedonisë së Veriut, përfshirë këtu edhe hapat që vijojnë, miratimi i Kornizës Negociuese dhe mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.

Dimitrov dhe Osmani përsëritën arritjet e deritanishme të vendit gjatë periudhës që lamë pas, si në plan vendor, ashtu edhe në planin e avancimit të raporteve rajonale, para së gjithash atyre ndërfqinjësore.

Ministrat Linde dhe Haavisto shprehën mbështetjen konsistente dhe parimore për integrimet tona evropiane.

Vizita në Bruksel e Osmanit dhe Dimitrov vazhdon me takimin me Augusto Santos Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vend kryesues me Këshillin e BE-së.

Next Post

"Një LFK nuk mund të ketë më shumë pushtet sesa Vardari, Shkendija ..."

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport (AMS), Naumce Mojsovski, ish-lojtar i hendbollit theksoi sot se vetëm Federata e Futbollit e Maqedonisë (FFM) është e vetmja organizatë sportive nga 65 në vend që nuk e ka harmonizuar Statutin me Ligji për Sportet. Mojsovski në një paraqitje të ftuar në TV […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: