Dimitrov dhe Osmani në Bruksel u takuan me Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak

vull

Zëvendës Kryeministri Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Osmani sot në Bruksel gjithashtu kishin takim edhe me Miroslav Lajçak, Përfaqësuesin Special të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe dialogun Beograd-Prishtinë.

Me këtë rast, Osmani dhe Dimitrov theksuan se Republika e Maqedonisë së Veriut e vlerëson lart rolin e caktuar nga BE-ja për Ambasadorin Lajçak si ndërmjetës në bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës, si dhe çështjeve të tjera në rajon.

Në atë kontekst, në takim u theksua se si fqinjë të parë kemi interes të veçantë për suksesin e dialogut Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Afrimi i pozicioneve të të dy palëve dhe normalizimi i marrëdhënieve midis dy vendeve do të paraqesë investim të madh në stabilizimin dhe evropianizimin e të gjithë rajonit – u theksua nga pala e Maqedonisë së Veriut.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, iniciativat rajonale dhe pritjet për periudhën e ardhshme.

Njëzëri u konkludua se Maqedonia e Veriut është e gatshme të fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke nënvizuar suksesin e vendit si një histori suksesi evropian në rajon, dhe kështu një shembull për vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor – duke demonstruar qartë fuqinë transformuese të idesë Evropiane.

Prandaj, perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë pa marrë parasysh sfidat në këtë rrugë. Ky do të jetë konfirmim i vazhdimësisë së politikës së zgjerimit në agjendën e BE-së, por gjithashtu se investimi i vërtetë në reforma dhe në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë do të thotë një investim i sigurt në një të ardhme më të mirë për qytetarët – ishte konkludimi i këtij takimi.

Vizita e punës në Bruksel u përmbyll me një drekë pune me përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, gjatë së cilës ata shkëmbyen mendime mbi arritjet dhe planet e ardhshme reformuese.

Next Post

1990/“Jugosllavia të jetë e bashkuar, të mos ndahet”

Më 30.5.1990, Ramiz Alia në cilësinë e kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor priti në një takim jozyrtar, kongresmenin amerikan, anëtar i Komitetit për Punët e Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, si dhe kryetar i delegacionit të përhershëm të Kongresit Amerikan në Parlamentin Europian, Tom Lantosh, si dhe ish kongresmenin […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: