Dimitrov dhe Osmani në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Silva

vull

Zëvendës Kryeministri i ngarkuar për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ditën e parë të vizitës së tyre në Bruksel e kanë përmbyllur në takim me Augusto Santos Silva, Ministër i Punëve të Jashtme të Portugalisë, vendi që mban Presidencën e Këshillit të BE-së.

Në takim ishte biseduar për programin dhe prioritetet e presidencës portugeze, me theks në pritjet për procesin e zgjerimit në periudhën e ardhshme. Në takim ishte hapur edhe dosja evropiane e Maqedonisë së Veriut, për të cilin të dy palët shkëmbyen mendime mbi hapat e mundshëm të ardhshëm që do të zbatohen nën presidencën portugeze të BE-së.

Dimitrov dhe Osmani ishin të njëzëshëm gjatë bisedës se procesi i eurointegrimeve medoemos duhet të marrë vëmendje të shtuar, sidomos në rastin e Maqedonisë së Veriut, e cila nga muaji mars i vitit të kaluar ka vendim konsensual nga të gjitha vendet anëtare për fillimin e negociatave. Ata theksuan angazhimin e vendit në procesin e reformave, duke theksuar se perspektiva e qartë e vendit si anëtar i ardhshëm i plotë i BE-së paraqet nxitje më të fuqishme për vazhdimin e procesit të reformës dhe përfshirjen e vlerat evropiane në vend.

MPJ Silva i theksoi prioritetet e Presidencës të cilat janë të drejtuara për një Evropë sociale, digjitale dhe të gjelbërt; me besim të përforcuar të qytetarëve të saj në modelin social evropian; promovimi i Unionit bazuar në vlerat e përbashkëta të solidaritetit, transformimit dhe kohezionit – Union i aftë për veprime të koordinuara për tu rikuperuar nga kriza e shkaktuar nga COVID-19. Përveç këtyre përparësive, Silva theksoi se për Presidencën portugeze, procesi i zgjerimit është një çështje e rëndësishme dhe se brenda kornizës së kompetencave të tyre ata do të bëjnë gjithçka që është në dorën e tyre, për të intensifikuar dialogun për harmonizimin e Kornizës së Negocimit dhe për të filluar zyrtarisht negociatat e anëtarësimit midis Maqedonisë së Veriut dhe BE-së.

Takimi ishte mbajtur në margjinat e Këshillit të djeshëm të Punëve të Jashtme të BE-së në të cilin merrnin pjesë Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare.

Në kuadër të ditës së dytë të vizitës, janë paraparë takime të përbashkëta të Dimitrovit dhe Osmanit me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë si dhe Nënkryetar u Komisionit Evropian, Josep Borrel, me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak, si dhe me përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të KE-së për fqinjësi dhe negociatat për zgjerim.

Next Post

Takim i Kryeministrit Zaev me ambasadorin e ri grek Kunduros: Miqësia mes shteteve promovon stabilitet në rajon, mbështetje nga Greqia në integrimet evropiane

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, u takua me Rusos Kunduros, ambasadori i ri i Republikës Helene në vend. Në takim u përcoll mesazhi nga Athina për vazhdimin e miqësisë mes të dyja vendeve, përmes avancimit të bashkëpunimit në sferat e rëndësishme për qytetarët e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: