Dimitrov dhe Varheji: Vaksinat për Ballkanin Perëndimor së bashku me vaksinat për BE-në

vull

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov këtë mëngjes mori pjesë në mbledhje me Euro-Komisionerin për zgjerim Oliver Varheji, në të cilën së bashku me kolegët e rajonit shkëmbyen informacione për gjendjen dhe gatishmërinë e prokurimit të vaksinave kundër KOVID-19, si dhe për planet për realizimin e vaksinimit të grupeve prioritare.

 

Euro-komisioneri Varheji informoi se Komisioni Evropian bën përpjekje që vaksinat kundër KOVID-19 të arrijnë në vendet e Ballkanit Perëndimor paralelisht me shpërndarjen e tyre në vendet anëtare të BE-së. Ai theksoi se për nevojat specifike të secilit nga vendet e rajonit, do të sigurohet edhe mbështetja e përshtatshme nga ana e Unionit.

 

“Në periudhë kur prokurimi i vaksinës paraqet prioritet kryesor, kjo iniciativë e Bashkimit Evropian është e rëndësisë së veçantë. Fakti që këto vaksina do të jenë të parat të cilat Maqedonia e Veriut do ti ketë në dispozicion është sinjal i qartë që Ballkani Perëndimor është pjesë e domosdoshme e politikave dhe solidaritetit të Unionit, në moment kua ajo është më e nevojshme” –  theksoi Dimitrov.

 

Dimitrov: “Në mënyrë aktive punohet në Planin për vaksinim i bazuar në rekomandimet e BE-së e cila në bazë të më shumë kritereve do ti definojë grupet prioritare. Finalizohet analiza e krupeve prioritare dhe vlerësohet numri i pacientëve të cilët do të vaksinohen të parët. Ky plan do të ndahet edhe me Euro-komisionerin Varheji në ditët në vijim”.

 

ZKQ Nikola Dimitrov në takim informoi komisionarin Varheji edhe për gatishmërinë e sistemit shëndetësor për testim dhe zbatimin e imunizimit me vaksinat kundër KOVID-19.​

Next Post

Filiposka - Grashkoska: Inspektorët vazhdojnë me kontrolle të intensifikuara në terren, detyrimi për kremtim të përgjegjshëm është i zakonshëm

Në konferencën e sotme të rregullt për shtyp, Kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska-Grashoska njoftoi miratimin e propozimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, i cili që nga dita e sotme hyn në fuqi masat e reja për të parandaluar përhapjen e koronavirusit. Orët e punës për objektet e hotelierisë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: