Dimitrov në takim me Eurodeputetin Kuçuk

vull

“Vetëm me respektim dhe me zbatim të vlerave evropiane mund të arrijmë në zgjidhje të ndërsjellë që do të mundësojë mbajtjen e sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të shumëpritur dhe të merituar, si fillim zyrtar i procesit për të cilin jemi të gatshëm.”

 

Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov sot mbajti takim me Ilhan Kuçuk Eurodeputet nga grupi politik “Rinovim i Evropës” dhe raportues i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, në kuadër të vizitës së tij dyditore në vendin tonë.

Në takim u shpreh mirënjohja për mbështetje të vazhdueshme dhe parimore të Parlamentit Evropian në kontekst të politikës së zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe konkretisht në bashkëpunim me Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në kuadër të Dialogut Zhan Mone.

Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se pritjet tona nga Rezoluta e PE, që realisht duhet ti pasqyrojë reformat dhe proceset demokratike të arritura në vend.

Dimitrov:  “I vlerësojmë përpjekjet e Parlamentit Evropian, dhe përpjekjet e juaja personale për miratimin e shpejtë të Kornizës negociuese proces i cili duhet të zhvillohet në frymë evropiane. Vetëm me respektim dhe me zbatim të vlerave evropiane mund të arrijmë në zgjidhje të ndërsjellë që do të mundësojë mbajtjen e sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të shumëpritur dhe të merituar, si fillim zyrtar i procesit për të cilin jemi të gatshëm.”

Zëvendëskryeministri Dimitrov potencoi se negociatat aderuese duhet të jenë para se gjithash mjet për reforma thelbësore sektoriale dhe arritje e standardeve evropiane, duke informuar edhe për aktivitetet e reformave të realizuara dhe angazhimin e fortë për vazhdimin e procesit në sfera kyçe.

Euro-deputeti Kuçuk në prag të miratimit të Rezolutës në PE ia prezantoi qëndrimet e AFET lidhur me të ardhmen e procesit euro-integrues dhe shprehu mbështetje parimore për qëllimet evropiane të Maqedonisë së Veriut. Bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe rreth mundësive për avancimin e projekteve infrastrukturore, arsimore dhe kulturore përmes shfrytëzimit të fondeve të BE-së.​

Next Post

RMV, këtë vit studimi i fizibilitetit për autostradën Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë, do të shqyrtohen vërejtjet nga UNESKO

Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore këtë vit planifikon të angazhojë projektues për të hartuar studimin e fizibilitetit në bazë të projektit ideor për autostradën e ardhshme Trebenishtë-Strugë-Qafë Thanë në Korridorin rrugor 8. Dokumentacioni do të hartohet në pajtim me FIDIK rregullat për përgatitje të dokumentacionit të tenderit për ndërtim të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: