Dimitrov: Nga Greqia presim mbështetje dhe ndihmë në rrugën evropiane

vull

„Vendimi për hapjen e negociatave paraqasëse për anëtarësim në BE është kthesë kyçe edhe për Maqedoninë e Veriut edhe për rajonin në vitin 2020, njëashtu edhe vërtetim për përkushtimin e Bashkimit Evropian drejt prioriteteve të saj gjeostratgjike“.  

 

Ky është mesazhi kryesor të cilin Zëvendëskryeministri Nikolla Dimitrov sot e përcolli në takimet me ministrin grek për punë të jashtme Nikos Dendias dhe me ministrin alternative për punë të jashtme, përgjegjës për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, në të cilat Dimitrovi përcolli se Maqedonia e Veriut nga Greqia pret mbështetje të fuqishme në procesin integrues.

 

Në takimin me ministrin e jashtëm Dendias në fokus të bisedës ishte kjo mbështetje dhe ndihmë nga Greqia fqinje si pjesë thelbësore e kapitullit të ri në marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, por edhe hap i madh drejtë vizionit të përbashkët për të ardhmen.

 

Zv/kryeministri Dimitrov informoi për pritjet në raport me kornizës e negociatave të jetë e miratuar deri në fund të këtij viti, gjatë kohës së presidencës gjermane me Këshillin e BE-së.

 

Në takimin me ministrin alternativ, Varviciotis u shqyrtua bashkëpunimi bilateral dhe rajonal mes dy vendeve, me theks të veçant të aktiviteteve të cilat duhet të ndërrmerren në periudhën e ardhshme për intesifikimin dhe thellimin e Planit Aksional për bashkëpunim dhe zbatim të obligimeve të marra nga Marrëveshja për partneritet strategjik dhe zbatim të Memorandumit për bashkëpunim të nënshkruar mes Sekretariatit për  Çështje Evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe MPJ-së të Greqisë. Kjo mundëson që pala greke të ofroj ndihmë konkrete teknike institucioneve të Maqedonisë për harmonizim më të shpejtë të legjislacionit kombëtar në kapituj konkret nga acquis evropian

 

Të dy bashkëbiseduesit theksuan se zbatimi i mëtutjeshëm i Marrëveshjes së Prespës do të sjellë thellimin e marrëdhënieve bilaterale, do t’i mundësoj të dyja vendeve ta shfrytëzojnë të gjithë potencialin për bashkëpunim politik dhe ekonomik, por do të mundësoj edhe përmirësim të bashkëpunimit dhe koordinimit në kornizat e nismave rajonale. U dakordua edhe një vizitë e ministrit Varviciotis në Maqedoninë e Veriut në të ardhmen e afërt.

 

Zv/kryeministri Dimitorv këto takime i realizoi në kuadër të vizitës së punës në Athinë si pjesë e vizitës së parë qeveritare jashtë vendit e udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev.

Next Post

Ministri Shaqiri pret në takim ambasadorin kinez, Zhang Zuo: Prioritet reforma e administratës dhe digjitalizimi i institucioneve

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri sot mbajti një takim pune me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës Zhang Zuo. Në takim, u shkëmbyen përvojat dhe u shqyrtuan projekte aktuale dhe të ardhshme, për qëllim të zhvillimit të mëtejshëm të shoqërisë digjitale dhe të sferës ekonomike në përgjithësi. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: