Djali i Isa Mustafës i përgjigjet gazetarit hulumtues

Blerand Rexhepi

Besnik Mustafa, djali i vogël i kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa ka akuzuar gazetarin Visar Duriqi që është pjesë e grupeve kriminale, vetëm pse ai i ka dërguar disa pyetje që kanë të bëjnë më një shkrim hulumtues që Duriqi e ka iniciuar.

Gazetari i gazetës online “Insajderi”, Visar Duriqi ka shprehur interesimin e tij lidhur më përfitimin e pronës ku është i shtrirë biznesi “MaK Cara”, përfaqësia e BMW në Kosovë që për pronarë ka dy djemtë e Isa Mustafës, Arbenin e Besnikun.

Duriqi i ka drejtuar Mustafës pyetje në adresën e tij zyrtare duke ia treguar edhe natyrën e problematikës së temës të cilën është duke trajtuar.

Por, Besnik Mustafa ka shprehur pakënaqësi lidhur më pyetjet e parashtruar, andaj përgjigjen e tij, bashkë me pyetje e ka publikuar në rrjetin social Facebook.

“Pjesë e këtij grupi “Nazima e Faredina e Azema” që ti po i referohesh, je ti vetë kokë e këmbë. Së treti ti nuk ke kredibilitet për të na bërë neve asnje pyetje, sepse konsiderojmë se ti je pjesë e këtyre grupeve kriminale dhe rrjedhimisht je i ndikuar nga ta. Së katerti nëse ti dhe ky “biznesmeni” nga Prishtina keni ndonje deshmi ose çfaredo prove se kjo pronë është blerë në mënyrë të jashtëligjshme, atëherë ju lutëm që sa më parë ti drejtoheni organeve kompetente”, KA SHKRUAR Mustafa në facebook. /Lajmi.net/

Më poshtë mund të shihni postimin e plotë të tij:

Next Post

Gentiana Dervishi (Xhafa), jeta e suksesit në Itali dhe përkushtimi në fushën e modës!

Gentiana Dervishi (Xhafa), Presidente e Shoqatës së Promovimit Social “APS Show Team” presidente në Juri në Miss Italia për eksperiencat e saj si konsulente imazhi dhe promovuese e ngjarjeve të realizuara në vazhdën e sagës artistike “GX International Talent Show”.  Gentiana thotë: “Ne ofrojmë disa informacione të dobishme për të […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: