Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Djali i një deputeti, në mesin e viktimave

1 min read
Loading...

Djali i deputetit të LSDM-së, Bllahojçe Trpevski nga Gostivari është në mesin e 13 viktimave që sot ndërruan jetë në tragjedinë e autostradës Shkup-Tetovë, kur autobusi i agjencisë Durmo Turs u rrokullis, ndërsa të lënduar mbetën dhjetëra tjerë, shkruan gazeta KOHA.

Ndryshe, shtatë udhëtarë ndërruan jetë në vendngjarje, ndërsa gjashtë në spitale. Të lënduarit po trajtohen në Klinikat e Shkupit. (Koha.mk)

Ndryshe, numri i viktimave ka arritur në 13, ndërsa rreth 40 persona të tjerë janë shtruar në Spitalet e Shkupit pas lëndimeve që kanë marrë nga aksidenti në autostradën Shkup-Tetovë. Këtë e konfirmoi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në konferencën e parë për media pas aksidentit.

Shkaqet ndonëse nuk dihen ende por raportohet se autobusi i kompanisë Durmo Turs duke vozitur ka kaluar mburojën e hekurt në anën e kundërt të autostradës, më pas ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në afërsi të fshatit Llaskarcë.