Doktor Ridvan Bajrami: I dëshmuar në luftën e 2001-shit përkrahë Harun Aliut, i dëshmuar në paqe si humanist i vërtetë

vull

Doktor Ridvan Bajrami heroi i luftës dhe heroi i tragjedisë
Tragjedia e së mërkurës që preku zemrat e gjithësecilit, shpërfaqi edhe anën humane të shumë njerëzve shkruan Faktiditor.ch.Të gjithë ndihmuan me aq sa mundën.Kishte edhe protagonistë që nuk kursyen asgjë sic ishin banorët e Llaskarcës që bënë veprime të paimagjinueshme duke ndihmuar në shpëtimin e njerëzve që ndodheshin brenda autobusit duke u dhënë ndihmë të madhe dhe të pakursyer, por edhe duke i transportuar ata për në Spitalet e kryeqendrës , në Reparte të ndryshme për trajtime mjekësore.
Por poashtu kjo tragjedi shpërfaqi edhe akte të tjera humanizmi dhe sakrifice nga mjekë të cilët nuk kursyen asgjë nga vetvetja , vetëm që të mund ti trajtojnë pacientët në gjendje të rëndë, dhe të bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme që ata të mbijetonin.
Një ndër ta është edhe doktor Ridvan Bajrami i cili për 27 orë rresht nuk kurseu asgjë nga vetvetja duke kryer punën ashtu sic edhe edhe do profesioni i tij, betimi i mjekut.
Ridvan Bajrami por edhe gjithë stafi mjekësorë bënë një punë mbinjerëzore .Miku i tij Burhan Iseni tregon edhe anën tjetër të mikut të tij në një postim në rrjetin social facebook.Ai shprehë respektin e thellë për doktor Ridvanin mjekun kujdestar që priti dhe u kujdes për 27 orë pandërprerë për të lënduarit e tragjedisë të së mërkurës.” I dëshmuar në luftën e 2001-shit përkrahë Harun Aliut, i dëshmuar në paqe si humanist i vërtetë.

Next Post

Filipçe: Rritet numri i personave në gjendje kritike në spitalin “8 Shtatori”

Nga 28 pacientët që ndodhen në spitalin “8 shtatori”, 6 prej tyre do të lëshohen në kurim shtëpiak. Siç njoftoi ministri Venko Filipçe numri i personave që janë në kujdes intensiv, rritet në 6, pasi gjendja e tyre është kritike. Drejtori i spitalit Hristijan Kostov edhe njëherë potencoi se ky […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: