Dr. Ilir Hasani: Shqiptarët të përfaqësuar me numër të denjë të mjekëve në spitale

vull

Krahas ngritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore për pacientët, shqiptarët dëshmojnë se arrijnë të drejtojnë me shumë sukses institucionet shëndetësore thotë dr. Ilir Hasani drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji , Sëmundje Ortopedike , Anestizi, Reanimicion, dhe Kujdes Intensiv.

“Njëra nga detyrat kryesore përpos kualiteti të shërbimeve mjekësorë për pacientët është dhe përfaqësimi i shqiptareve në klinikë që na kanë munguar në 50 vitet e fundit.
Mua më kujtohet kur isha student në këto dyer nuk mund ti drejtoheshim pacientit në gjuhën shqipe.

Sot gjërat kanë ndryshuar shumë në të mirë, dhe jo vetëm që spitalet frymojnë shqip po ata flasin në të gjitha gjuhët që i kemi pacientët” thotë dr. Ilir Hasani drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji , Sëmundje Ortopedike , Anestizi, Reanimicion. Ai thekson se si kryetar i komisionit për Shëndeti në kuadër të Bashkimit demokratik për integrim disa institucione që nuk janë drejtuar nga shqiptarët ngec përfaqësimi në numër adekuat krahasuar me institucionet që drejtohen nga kuadrot shqiptarë.

“Kënaqësia më e madhe është kur tani pas dhjetë viteve duken qartë frutat e fidanëve që i kemi mbjellë më parë. Tani shqiptarët me shumë sukses arrijnë të drejtojnë më shumë institucione shëndetësore në Maqedoninë e Veriut” thotë dr. Ilir Hasani drejtor i Klinikës Universitare për Traumatologji , Sëmundje Ortopedike , Anestizi, Reanimicion. Hasani thotë se dy nga katër klinikat që janë pjesë e Traumatologjisë , Sëmundjeve Ortopedike , Anestizisë, Reanimicionit , dhe Kujdesit Intensiv me sukses menaxhohen nga drejtorë shqiptarë.

Next Post

Reagim i BDI-së ndaj prononcimit të Taravarit

Deklarata konfuze e Arben Taravarit mbi zhvillimet në urbanizëm në komunën e Gostivarit, nxjerr në pah paaftësinë e tij në udhëheqje me institucionin që drejton. Gati dy vite që udhëheq me komunën e Gostivarit, Taravari sillet sikur të jetë në opozitë dhe jo si menaxhues i pushtetit lokal, duke tentuar […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: