Drejtori Ahmeti: Fondi për Sigurim Shëndetësor nga Shtatori siguron mjete financiare për personelin e mesëm që kanë kryer shkollim universitar

Kohanews Admin

Dje gjatë takimit që kanë pasur në ministrinë e Shëndetësisë, drejtori i Fondit të shëndetësor Faton Ahmeti njofton se Fondi i shëndetësisë ka siguruar tashmë mjete financiare për personelin e mesëm që kanë kryer shkollim universitar.

Në takimin e përbashkët me Ministrin e shëndetësisë z. Venko Filipçe, kolegun z. Stevo Krstevski, Kryetarin e Sindikatit për çështje shëndetësore dr. Lubisha Karanfilovski dhe përfaqësuesit e Shoqatës së motrave medicinale, teknikëve dhe motrave obstetrike, sollëm vendim që nga shtatori i këtij viti, të bëhet pagesa shtesë për personelin e mesëm të cilët ndërkohë kanë kryer shkollim sipëror (universitar).

Fondi për Sigurim Shëndetësor i siguron mjetet e nevojshme për këtë vendim dhe garanton vazhdimin e përkrahjes dhe mbështetetjes me të gjitha kapacitetet që ka në dispozicion.

Bashkërisht vazhdojmë të përkrahim reformat shëndetësore dhe jetësojmë të njejtat për të ofruar gamë më të gjërë shërbimesh dhe cilësi maksimale.

Koordinimi dhe komunikimi i shëndoshë ndërinstitucional do të vazhdojë me rritëm të lartë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

Next Post

Nimet Fetai sjellë coverin “Te ura e Gurrit” (Video)

Një baladë e mrekullueshme e realizuar si cover nga këngëtari Nimet Fetai vjen e vizuelizuar edhe me video e titulluar “Te ura e Gurrit” e punuar nga NP Records. Kjo këngë më parë është kënduar nga Faton Rugova ndërsa e risjellë nga Nimet Fetai në një version i cili shpresojmë […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: