Drejtori Avziu transferon maqinerinë në ‘Kodrën e Diellit’, bën gati qendrën turistike për sezonin dimëror

Kohanews Admin

Tetovë, 6 shtator – Kemi kohë që nuk kemi parë se si punohet në Qendrën sportive “Kodra e Diellit” në Tetovë, madje banorët e zonës ndoshta me dekada nuk kanë parë gjithë atë maqineri dhe punëtori në këtë qendër e cila dikur ka qenë atraksioni më i madh jo vetëm në Maqedoninë e Veriut por edhe në mbarë Jugosllavinë e më gjerë.

Këtë vit, punimet në këtë Qendër nuk kanë ndalur që nga fillimi i vitit e për drejtorin e “Elem Turs” z. Adem Avziu që menaxhon me këtë qendër turistike duket se nuk ka verë e as dimër, pasiqë gjithmonë në teren dhe i gatshëm të punojë që të rikthejë shkëlqimin asaj.

Nga pamjet që shohim, është duke u punuar në disa pjesë të “Kodrës së Diellit”, duke filluar nga skilifti me gjashtë-ulëse e edhe në shumë pjesë të tjera për rregullimin e terenit.

Ndonëse ka ende kohë deri në fillimin e sezonës dimërore, drejtori Avziu ka vendosur që këtë herë të surprizojë vizitorët dhe gjithë ata që do të vendosin të qëndrojnë për pushime në Qendrën turistike ‘Kodra e Diellit’, që mos ju mungojnë asgjë dhe të paktën të kenë kushte të mirëfillta për skijim.

Next Post

Ejup Rustemi e mba fjalën, sot nisi rikonstruimi i rrugës rajonale Tetovë – Xhepçisht që kishte premtuar (VIDEO)

Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi dha një lajm të madh sot për banorët e Xhepçishtit dhe jo vetëm , që ka të bëjë me rikonstruimin e rrugës së lidh qytetin me këtë zonë informon Tetovasot. Arifi u shpreh se ky projekt realizohet me përkrahje të Ndërmarrjes publike për […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: