Drejtori Halili bën përurimin e renovimit të stacionit hekurudhor në Tetovë

Blerand Rexhepi

Nga viti 1952 kur dhe është ndërtuar Stacioni hekurudhor në qytetin e Tetovës asnjëherë nuk është renovuar derisa për herë të parë është bërë sivjet kur në krye të këtij institucioni ka ardhur drejtori gjeneral Festim Halili, i cili edhe sot ka bërë hapjen solemne kurse në vazhdim ju sjellim punimet që janë bërë si dhe foto nga ajo se si ka qenë dhe si është tash ky stacion.

🏤 Përfundon saga e quajtur Stacion Hekurudhor i Tetovës.
Lëshohet në përdorin stacioni hekurudhor në Tetovë tërësisht i renovuar, me transformim të tërësishëm të pamjes.
Konglomerat aktivitetesh ndërtimore 🏗:
📌 Kanalizim atmosferik i lidhur me sistemin e qytetit
📌 Fasadë e re me izolim, që do rrit efikasitetin energjetik të objektit
📌 Dyer dhe dritare tërësisht të reja
📌 Digjitalizim me kamera sigurie 360° të vrojtimit të hapësirave publike dhe zyrtare
📌 Objekte të reja sanitare, duke përfshirë edhe rrugica për personat me aftësi të veçantë dhe personat e verbër.
📌 Asfaltim i tërësishëm i parkingut
📌 Ndriçim i hapësirave
📌 Hallë e pritjes moderne me tv ip me softuer për qarkullim të trenave
📌 Trasa e rikonstruar dhe vendosja e zhavorit të ri për amortizim më të lehtë
⬆️ 🔚Objekt i ndërtuar në vitin 1952 dhe i transformuar tërësisht tani
🔜 Projekt i plotë për parkun e stacionit, të hapur për qytetarët dhe pasagjerët, i paraparë në buxhetin e vitit të ardhshëm.
🗣 Përgëzoj operatorin ekonomik Anra Centrum për punën e përkushtuar dhe realizimin e projektit, të gjithë punëtorët e Infrastrukturës hekurudhore dhe të pranishmit në këtë ngjarje.
📸 Foto si ka qenë dhe si është në fund të albumit.

Next Post

Vazhdojnë donacionet për Xhaminë e Kodrës së Diellit

Firma Hajf Hollding nga fshati Sellcë – donatori i radhës Pas përfundimit të lyerjes brenda objektit të xhamisë, sot më 02.11.2020 (e hënë), ka filluar që të bëhet edhe pastrimi final brenda objektit. Punët janë duke u vazhduar në mënyrë intensive, si dhe janë duke u bërë parapërgatitjet për vendosjen […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: