Drejtori Halili: Fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë

Kohanews Admin

Sot u hap INO FAB LAB, laboratori i parë Fab Lab në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili u themelua me mbështetjen e Fondit në kuadër të “Sfida për krijimin e laboratorëve të prodhimit FAB LABS”.

DFIZHT Halili : Një fokus i veçantë i FIZHT-it është mbështetja e të rinjve të cilët janë e ardhmja jonë dhe krijimi i kushteve dhe kulturës së ndërmarrësisë tek ata, nga ku shumica prej tyre të qëndronin dhe ndërtonin të ardhmen e tyre në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Këta laboratorë do t’u ofrojnë të rinjve qasje në teknologji dhe materiale të avancuara dhe për këtë arsye jam veçanërisht krenar që në këtë mënyrë u japim shans dhe mundësi të gjithë të rinjve entuziast të përmirësojnë njohuritë dhe aftësitë e tyre si dhe të fitojnë përvojë përmes pjesëmarrjes së drejtpërdrejtë në kërkimin shkencor-hulumtues dhe të ndikojnë në zhvillimin e karrierës së tyre dhe të shoqërisë sonë.

https://www.facebook.com/photo/?fbid=566160451741092&set=pcb.566160475074423

Next Post

Ministri Çupi propozon lehtësime për diasporën gjatë ardhjes në vend: Hyrje-dalje të lirë, korsi e posaçme në kufi

Në bazë të ankesave të diasporës sonë, sot dërgova sugjërime konkrete deri tek organet kompetente shtetërore për zbatimin e metodave lehtësuese të punës brenda dispozitave ligjore, kompetencave dhe kapaciteteve të parashikuara në Ligjin për kontrollin kufitar dhe Ligjin për doganat, me qëllim të tejkalimit të sfidave me të cilat përballet […]

Subscribe US Now