Drejtori Halili: Përmes IPA fondeve aprovohet financimi i 3 projekteve për infrastrukturën hekurudhore

Blerand Rexhepi

Shkup, 30 tetor – Drejtori i Ndërmarrjes Publike “Hekurudhat e Maqedonisë – Infrastruktura”, Festim Halili informon për aprovimin e tre projekteve kruciale për infrastrukturën hekurudhore që pritet të realizohen përmes fondeve evropiane IPA3.

⏰Vërtetë nuk kemi tren 🚉 të shpejtë si në Japoni 🇯🇵, por aplikimet për projekte i procesojmë shpejtë 🤗

📌 Super lajm, aprovohen nga fondet evropiane IPA3, financimi i 3 aplikimeve kruciale për infrastrukturën hekurudhore në vendin tonë:

✅ Studimi fizibil dhe projekti ideor i rekonstruimit të hekurudhës nga Shkupi deri në Kërçovë, me vlerë 3m euro.

✅ Studimi i zgjërimit të kapaciteteve të kalimeve hekurudhore kufitare në: Tabanovcë, Bogorodicë, Kremenicë dhe Bllacë, me vlerë 2m euro.

✅ Studimi për sanimin i urave dhe strukturave përgjatë korridorit 10, me vlerë 1.5m euro.

🗣Dhe jo vetëm kaq, presim përgjigje dhe për 9 aplikime të tjera, për rregullimin e infrastrukturës hekurudhore në Maqedoninë e Veriut., ka shkruar Halili në rrjetin social facebook.

Next Post

“Pa arsye” balada e re e Duçi Azirit që iu prek ne zemër

Duçi Aziri prej vitesh është emër i njohur i botës së muzikës, pasi ka prezantuar para publikut disa këngë të bukura të shoqëruara edhe me videoklipe. Duçi, këngëtari i mirënjohur nga Gostivari, zëri i të cilit prej vitesh jehon në të gjitha trojet shqiptare, dikur u bë i njohur me […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: