Kohanews

Ke Çfarë Lexon!

Drejtori Halili takon përfaqësuesin e përhershëm të UNDP, Grigorijan: Impenjim në projekte pragmatike për shoqërinë e qytetarët

1 min read
Nga Dubai në Shkup, vazhdojmë punën për impenjim në projekte pragmatike për shoqërinë e qytetarët.
Takim me z. Armen Grigorijan, Përfaqësues i përhershëm i Programit të Kombeve të Bashkuara (UNDP) për zhvillim në Republikën e Maqedonisë:
Bashkëpunim në përpilimin e strategjisë për Inteligjencë Artificiale.
Asistencë në përpilimin e ligjit për veprimtari Inovative.
Trajnime speciale për qytetarët, në fushat deficitare për punë në sektore të ndryshme përmes Future Skills qendrës.
Hartimin e një Plani për Barazi Gjinore përmes të cilit FIZHT mund të marrë pjesë në Horizontin e Evropës, program kërkimor, zhvillimin dhe inovacionet e Bashkimit Evropian,
Një pjesë e bisedës iu kushtua bashkëpunimit të mundshëm të thirrjeve të reja publike të cilat do të kontribuonin në zhvillimin e sipërmarrjes në Maqedoninë e Veriut, realizimin e ideve të reja, inovative të biznesit dhe përmirësimin e klimës së biznesit.