Drejtori i BZHR, Rexhepi takoi drejtorin e Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GIZ), Oberhuber

Sot Drejtori i Byrosë për Zhvillimin Rajonal Z. Ramiz Rexhepi realizoi takim pune me Z. David Oberhuber, Drejtor i Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Teknik (GIZ) për Republikën e Maqedonisë Veriore dhe Kosovës.

Mbështetja shumë vjeçare financiare dhe teknike e ofruar nga GIZ ka një rëndësi të madhe për vendin tonë, veçanërisht në drejtim të përmirësimit të zhvillimit të balancuar rajonal dhe lokal, tha z. Rexhepi.

Në takim u diskutua për aktivitetet e tanishme, planet dhe angazhimet e Byrosë, projektet aktuale të implementuara nga GIZ në vendin tonë, por gjithashtu u diskutuan mundësitë për bashkëpunim dhe partneritet të ardhshëm.

Next Post

"SPORT PO, DROGË JO" për ardhmëri të shëndoshë të rinisë sonë

Bashkë me Zëvendës Ministrin për Punë të Brendshme Agim Nuhiu me projektin që sot filloi në palestrën sportive “Enver Idrizi” nën moton “SPORT PO, DROGË JO” hapim një kapitull të ri të bashkëpunimit ndërinstitucional për përforcimin e mekanizmave edukative në mbrojtje të personalitetit të të rinjve tanë nga fenomenet devijuese. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: