Kryeministri i RMV-së, Zoran Zaev së bashku me drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, Bekim Memeti, sot kanë inspektuar punimet në aksin rrugor Krivogashtani-Zhitoshë.
“Investojmë në projekte infrastrukturore për të përmirësuar kushtet e jetesës së qytetarëve, për një standard më të lartë jetese dhe një përshpejtim të zhvillimit ekonomik.
Me ministrin Boçvarski, kryetarët e komunave të Krushevës, Krivogashtanit dhe Dolnenit dhe drejtorin e NP “Rrugët e Maqedonisë së Veriut”, inspektuam rrugën Krivogashtani – Zhitoshe.
Pas më shumë se 25 vjetësh, kjo rrugë 10 km e gjatë po rindërtohet, e cila ka një rëndësi të madhe për të gjithë rajonin” ka shkruar Zaev përmers Facebook.
You must be logged in to post a comment.