Drejtori Memedi edhe për uikend në aksion për ndërrimin e udhërrëfyesve (Foto)

Blerand Rexhepi

Pas inspektimit nga afër një ditë më parë të zëvendësimit të udhërrëfyesve të vjetër një gjuhësor me udhërrëfyes të cilët janë në shqip, maqedonisht dhe anglisht, nga ana e Zëvendëskryeministrit të parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi bashkë me drejtorin e NP ”Rrugët e Maqedonisë së Veriut” Bekim Memeti, drejtorin e NP ”Rrugët Shtetërore” Ejup Rustemi dhe drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës, Ylber Sela, ka vazhduar edhe sot gjatë uikendit vendosja e tabelave në gjuhën shqipe në nivel shtetërorë.

Ka qenë vetë kreu i Rrugëve të Maqedonisë së Veriut Bekim Memeti që ka vëzhguar nga afër gjithë këtë aktivitet me ekipet që e kryejnë vendosjen e tyre.

Me tabelat në gjuhën shqipe do të përfitojë edhe Korridori 8 ndërsa lidhur me këtë vetë zëvendëskryeministri i parë Grubi u shpreh se përgjatë korridorit 8 do të reflektohet barazia gjuhësore duke reflektuar kështu realitetin në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Kemi lajm tejet pozitiv për qytetarët, në veçanti për korridorin 8 sepse në mbledhjen e kaluar të qeverisë miratuam vendimin dhe programin vjetor për punën e NP “Rrugët Shtetërore” me ç’rast korridori 8 zgjidhet në formën e autostradës në tërë tërësinë e vetë, duke përfshirë një lentë të tretë të autostradës në rrugën Tetovë-Gostivar, lidhje me autostradë nga Gostivari në Kërçovë, zgjidhje me autostradë Kërçovë-Ohër dhe Ohër-Strugë-Qafë Thanë, d.m.th qytetarët tanë që nga Qafë Thana e deri në Bllacë me Republikën e Kosovës apo edhe me kufijtë tjerë do të ngasin makinat e tyre nëpër një autostradë moderne” ka deklaruar Grubi.

Sipas zëvendëskryeministrit të parë Grubi modernizimi i Korridorit 8 dhe rikonstruktimi i tij është prej një rëndësie të veçantë për shkak të lidhjes rajonale dhe bashkëpunimit, si një nga aspektet më të rëndësishme të integrimit në Bashkimin Evropian dhe me rëndësi të madhe ekonomike për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Grubi gjithashtu thotë me këtë vendim të qeverisë po vazhdohet me investimin në drejtim të përmirësimit të cilësisë së rrjetit rrugor dhe ngritjen e sigurisë në pajtim me rregullat e Bashkimit Evropian.

Aksioni për ndryshimin e emrave në tabela në gjuhën shqipe filloi këtë javë ndërsa përvec Tetovës, kufirit me Serbinë , ato do të vendosen gjithkund deri në Qafë Thanë. Kjo është edhe një e arritur e Bashkimit Demokratik për Integrim në forcimin e pozitave të shqiptarëve dhe barabarëzinë e plotë në të gjitha segmentet me palën maqedonase.

Next Post

Artan Grubi, burrështetas që ecë pas politikave të kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti

Artan Grubi është një politikan i gjeneratës së re në Maqedoninë e Veriut që me shpejtësi të madhe po bëhet një burrë shteti shumë serioz, shkruan portali AMERIKA-RADIO. Para vitit 2010 ishte i angazhuar  në sektorin civil përmes organizatës ZGJOHU e cila ishte organizata më zhurmshme për të parandaluar projektet […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: