Dritan Bexheti zgjidhet kryetar i degës së Alternativës në Tetovë

Kohanews Admin

Sonte, me datë 31.03.2022, u mbajt mbledhja e parë e përbërjes së re të Kuvendit të Degës së Alternativës në Tetovë ku në mënyrë unanime, Dritan Bexheti u zgjodh kryetar i degës së Alternativës në Tetovë me mandat të plotë katër vjeçar.

Komisioni zgjedhor i degës i udhëhequr nga Prof. Gazmend Aliu, në prag të Kongresit të I-rë ka organizuar zgjedhjet e brendshme me ç’rast ka rithemeluar nëndegët e saj, ka zgjedhur kryetarët e nëndegëve dhe organet e tyre si dhe anëtarët e rinj të Kuvendit të degës.

Në fund, me një fjalim rasti, kuvendarëve të degës dhe të pranishmëve ju drejtua kryetari i deritanishëm i degës Mr. Faton Selami si dhe nënkryetari i Alternativës, njëherit edhe deputet në parlamentin e RMV, z. Hysni Ismaili të cilët i përshëndetën të pranishmit dhe u dëshiruan punë të mbarë kuvendarëve dhe kryetarit të ri të degës.

Next Post

Tre çmimet për paqe prej 47.500 eurosh, Zaev i destinoi në fondin kundër Covid 19

Ish-kryeministri Zoran Zaev, siç thuhet në pyetësorin e tij për pronën që ka dorëzuar pas largimit nga posti, sa ishte kryeministër ka marrë tre çmime ndërkombëtare për paqe me një shumë të madhe parash. Njëri është çmimi “Friedrich Ebert” për të drejtat e njeriut i marrë në vitin 2020 në […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: