Dua hifzi e hafizes së re, Amra Muhamed Ismaili, prezentë Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi dhe myfti tjerë nga Maqedonia

vull

Dua hifzi në Tetovë
➡️ Më 18.14.2020 (e diel), xhemati i Tetovës pati fatin që të përjetojë gëzimin e manifestimit të duasë së hifzit të hafizes së re, Amra Muhamed Ismaili, të kryer pranë Imamit të Xhamisë së Rinisë hfz. Ibrahim ef. Alija.
➡️ Hafizja është e lindur më 04.07.2003 në Tetovë, hifzin e ka filluar më 19.10.2017, kurse e ka përfunduar më 16.09.2020. Ndërkaq provimin e hifzit e ka mbrojtur para komisionit profesional të Myftinisë së Tetovës, i përbërë nga:
Hfz. Abdurahim ef. Murati, kryetar;
Hfz. Abdulbaki ef. Kasami anëtar;
Hfz. Shafi ef. Ajdini anëtar.
➡️ Në këtë manifestim, të cilin e moderoi Mr. Xhemil ef. Sadiki, mori pjesë: u. d. Kryetari i BFI-së Reisul Ulema H. hfz. Shaqir ef. Fetai, Myftiu i Tetovës prof. dr. Qani ef. Nesimi, Myftiu i Shkupit dr. Qenan ef. Ismaili, Myftiu i Strugës Mr. Salim ef. Sulejmani, Myftiu Shtipit Mr. Nasir ef. Rexhepi, përfaqësues nga Myftinia e Gostivarit, përfaqësues nga Myftinia e Dibrës, Shefi i Kabinetit të Reis Ulemasë dhe Drejtori i diasporës pranë BFI – së dr. Selver ef. Xhemaili, ish myftiu i Tetovës Alifekri ef. Esati, Imami i xhamisë Xhelal ef. Xhemaili, profesorë nga FShI, profesorë nga Medreseja “Isa – Beu”, hoxhallarët e Tetovës me rrethinë, si dhe një numër shumë i madh i xhematit.
➡️ Të dhënat për hafizen e re i prezentoi Kryetari i Komisionit të hifzit, Referenti për arsim fetar pranë Myftinisë së Tetovës, hfz. Abdurahim ef. Murati.
Kurse pas fjalës përshëndetëse të Myftiut të Tetovës, fjalën e rastit e mbajti u.d. Kryetari i BFI – së Reisul Ulema H. Hfz. Shaqir ef. Fetai. Ai hafizes së re si dhe familjes së saj iu shprehu urime për hifzin e bërë duke iu dëshiruar shëndet, lumturi dhe suksese në jetë. Ky manifestim përfundoi me duanë e bërë nga Myftiu i Shkupit dhe dhënien e diplomës nga ana e Kryetarit të BFI-së dhe Myftiut të Tetovës.
➡️ Në shenjë respekti Rijaseti i BFI – së dhe Myftinia e Tetovës, hafizes së Re iu ndanë nga një dhuratë simbolike, ndërsa në namazin e drekës priu ish Myftiu i Tetovës.
Next Post

Ministri Shaqiri priti në takim përfaqësues nga kompania franceze Indemia: Diskutohen proceset inovative dhe teknologjike

Shkup, 19 tetor – Ministri për shoqëri informatike dhe administratë, Jeton Shaqiri sot ka pritur në një takim pune përfaqësues nga kompania franceze Indemia ndërsa bashkë me to në takim ka qenë dhe atashehu për siguri në ambasadën franceze. “Sot, realizuam takim pune me përfaqësuesit e kompanisë franceze “Indemia”: Izabel […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: