DUKA : Kemi vizion për ndërtimin e Dibrës që duam

vull

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë në Dibër mbajti Konventën promovuese të kandidatit për kryetar të Komunës, Hekuran Duka. Duke i drejtuar dibranëve, kandidati Duka tha se janë bërë dy vite që kur në sheshin Skënderbeu u festua fitorja e tani më të ndjerit, ish-kryetarit të Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, por, siç tha “ne jemi këtu që të vazhdojmë këtë mision të pa mbaruar”.

“Nuk ka dyshim që këtë mandat do ta fitojmë ne së bashku ashtu siç e fituam ne në vitin 2017. Ju premtoj se pasi të marrë mandatin për kryetar të Komunës, do të realizoj punët me prioritet. Për realizimin e këtyre punëve kam një bazë të sigurt që më garanton suksesin. Do të respektoj ligjin për vetëqeverisje lokale me të cilin do të arrij efektin e trajtimit të barabartë për gjithë qytetarëve dhe subjekteve të ndryshme që veprojnë në qytet. Ky është vizioni jonë i përbashkët për të ndërtuar Dibrën ashtu siç e duam. Me fillimin e fushatës zgjedhore ne emrin tim dhe të BDI-së lirshëm të kërkojmë votën nga qytetarët e Dibrës pasi ne kemi premtime dhe garanci reale,” theksoi kandidati për kryetar komune në qytetin e Dibrës nga radhët e BDI-së, Hekuran Duka.

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti para të pranishmëve u shpreh se BDI-sëj nuk i duhet fitore për ti bërë ‘karshillëk’ partive tjera politike, por BDI-së i duhet një kryetar i cili do të jetë i gjithë qytetarëve të Dibrës dhe njëherë kryetar i cili do të implementon projekte në të mirë të qytetarëve të Dibrës.

Next Post

Haziri dhe drejtori i KEDS Alper Erbas, konfirmojnë bashkëpunim në efiçiencë të energjisë

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në një takim pune dhe koordinimi drejtorin e KEDS në Kosovë, Alper Erbas, ku kanë konfirmuar bashkëpunimin e plotë në projekte të përbashkëta në kuadër të efiçiencës së energjisë. Kryetari Haziri ka thënë se ky takim është […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: