Duka në takim me qytetarët: Bashkë me Ju do të ndërtojmë Dibrën që duam

vull

Kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës  d-r Hekuran Duka ka vazhduar fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale në këtë komunë. Duka, pas konventës promovuese filloi takimet me qytetarët dhe vizitat shtëpi në shtëpi ku ka prezantuar Programin e tij zgjedhor.

Ai në bashkëbisedim me bashkëvendësit e tij tha se zbatimin e Programit të tij e mbështet në dy pika të fuqishme, në aspektin normativ, pra në ligjet pozitive të shtetit si formë për një udhëheqje të drejtë, dhe në garancën morale që e karakterizon atë si person.

“Prandaj unë e kërkoj votën  tuaj si besim për të më mundësuar realizimin e Programit tonë. Premtoj para jush se do t’i qasem me përkushtimi  të veçantë. Unë më tepër dua t’iu dëgjoj juve,  që të kemi një bashkëveprim dhe kjo të mbështetet në besim tek njëri tjetri”, theksoi ai.

Në pika të përgjithshme u potencua nevojat për mirëmbajtje të ndriçimit publik, për pastërtinë, rregullimin e komunikacionit, ujit të pijshëm, deponisë dhe kështu me radhë.

“Unë premtoj vazhdimësi  të trajtimit të problematikave, por duke u konsultuar me ekspertë të fushave konkrete, diagnostifikim konkret i problemit të ujit të pijshëm, me çka do të vjen edhe zgjidhja e tij dhe sigurisht me mbështetjen tuaj  do të nisim rrugëtimin e përbashkët për një Dibër më të mire, theksoi kandidati i BDI-së për kryetar të Komunës së Dibrës Hekuran Duka në takimet me qytetarët e Dibrës.

Next Post

Zjarre në 12 prefektura, Xhaçka apel qytetarëve e pushtetit vendor: Mos lejoni djegien e pasurisë kombëtare

Dua të ndaj sot me të gjithë qytetarët shqetësimin për situatën shumë të pazakontë që është krijuar gjatë 3 javëve të fundit me zjarret që kanë rënë në zona të ndryshme të vendit. Është një situatë shqetësuese sepse dëmi i shkaktuar është i madh. Janë djegur deri tani mbi 245 […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: