Dy mjekë në garë për Spitalin e Tetovës! Amir Elezi dhe Nexhbedin Karemani synojnë pozitën e drejtorit?

Kohanews Admin
0 0
Read Time:1 Minute, 48 Second

Pas dorëheqjes së drejtorit Florin Besimi nga Spitalit Klinik i Tetovës, i cili ishte nga radhët e BDI-së, dhe pas marrëveshjes Zaev – Gashi, në krye të këtij institucioni do të vijë një drejtor nga radhët e Alternativës. Në opinion po përfliten dy emra për drejtor të ardhshëm, mjeku Nexhbedin Karemani dhe mjeku Amir Elezi.

TV21 kontaktoi me Karemanin i cili pohoi se i është propozuar për të menaxhuar me Spitalin Klinik të Tetovës, por i njëjti na la të kuptojmë se ka konkurrentë të fortë, të cilin më shumë e preferon partia, e ai është Elezi. Mjeku Karemani na tha se bisedimet po zhvillohen edhe më tej dhe se nuk ka asgjë definitive, por që e meriton të jetë në krye të këtij institucioni shëndetësorë.

“Krahasimi qëndron se unë punoj që 30 vjet në spital klinik dhe plus jam profesor doktor i shkencave të mjekësisë dhe ai është një mjek i rëndomtë pa specializim, me disa përvoja të vogla të punës. A e marrin për bazë këtë kryesia ose jo, ajo varet nga to. Në pikëpamje profesionale, se spitali i Tetovës është spital Klinik dhe fakulteti i Mjekësisë kanë lidhshmëri njëra me tjetrën, pasi unë punoj atë, atë profesion vite me radhë dhe jam klinicist, gjasat janë nga unë, por politika e ka ndryshe”, tha Nexhbedin Karemani – mjek internist.

TV21 kontaktoi edhe Elezin. Ai nuk deshi të komentojë mbi këtë çështje pasi siç tha është herët. Në partinë e Gashit pyetëm nëse është vendosur për udhëheqjen e resorëve që ka marrë kjo parti, por prej atje vazhdojnë të na thonë se asgjë nuk është definitive.

“Ende vazhdojnë konsultimet brenda partisë në lidhje me atë se kush do t’i drejtojë institucionet që i takojnë Alternativës në kuadër të pushtetit. Deri në këtë moment ende nuk mund të flasim për emra konkret”, thonë nga Alternativa

Mjeku Amir Elezi dhe Nexhbedin Karemani janë të angazhuar në ordinance private, ky i fundit është edhe profesor i rregullt në Fakultetin e Shkencave Mjekësore.

Sa i përket institucioneve tjera, tani për tani Bekim Sali flitet se do të jetë ministër i Shëndetësisë dhe Orhan Murtezani drejtor në MEPSO, por tani për tani asgjë nuk është zyrtare.

Happy
Happy
0 %
Sad
Sad
0 %
Excited
Excited
0 %
Sleepy
Sleepy
0 %
Angry
Angry
0 %
Surprise
Surprise
0 %
Next Post

Kiril Petkov zgjidhet kryeministër i Bullgarisë

Parlamenti i Bullgarisë ka konfirmuar Kiril Petkovin në postin e kryeministrit, pasi partia e tij kundër korrupsionit, Ne vazhdojmë ndryshimin, arriti marrëveshje koalicioni me tri fraksione të tjera. Në Parlament, 134 ligjvënës votuan për zgjedhjen e Petkovit, ndërkaq 104 vota ishin kundër. Tani parlamenti voton për strukturën dhe kompozicionin e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: