Në seancën e sotme të Këshillit Ekonomik dhe Social, u shqyrtua drafti i tekstit për zgjidhjen ligjore për “Të Dielën ditë jo pune”.
Dialogu trepalësh konfirmoi qëllimin e Qeverisë – E diela të shpallet ditë jo pune, dmth. Sipas asaj që u përmbyll sot, teksti të lexohet: “E diela është ditë për pushim javor”.
Për funksionimin normal të shtetit, fakti është se do të ketë një mundësi për punëdhënës të caktuar / persona juridikë të punojnë, por vetëm në aktivitete të caktuara dhe vetëm ata punëdhënës që do të jenë në gjendje të tregojnë se proceset e prodhimit teknologjik nuk duhet të ndërpriten (domethënë jo të gjithë punëdhënësit në ato aktivitete të caktuara!). Punëdhënësit e tjerë (dhe ata punëdhënës, proceset e prodhimit teknologjik të të cilëve mund të ndërpriten në aktivitetet e listuara dhe të gjithë punëdhënësit në aktivitetet që nuk renditen në përjashtime) nuk do të lejohen të punojnë.
Në rast se ata shkelin ligjin dhe punojnë të Dielën, atëherë do të vijojë një ndëshkim i duhur rigoroz.