Ecolog vazhdon traditën, para festët së Bajramit ndihmon familjet në nevojë

Kohanews Admin

Kompania “Ecolog” edhe këtë vit do të ju del në ndihmë familjeve në nevojë. Para festës së Bajramit të Madh, “Ecolog” ka shpërndarë mijëra kupona me vlerë për qindra familje në Tetovë dhe rrethinë.

“Gëzohem që biznesi ynë familjar na jep mundësinë ta vazhdojmë traditën e nisur dekada më parë duke u dalë në ndihmë familjeve sociale. Sipas programit të përgjithshëm korporativ nga sfera e përgjegjësisë shoqërore, kësaj here kur ndodhemi disa ditë para festës së Bajramit të Madh, radhën e ka përkujdesja ndaj familjeve në nevojë. Për realizimin e këtij aksioni është angazhuar një ekip pune i ngritur pranë zyrave të kompanisë Ecolog në Tetovë. Ky ekip ka bërë gati mijëra kupona me vlerë, për qindra familje dhe tashmë ua ka dorëzuar zarfet personave përgjegjës për dërgimin e tyre te familjet në këtë qytet si dhe në komunat rurale përreth. Me këtë rast e falënderoj të gjithë rrjetin e atyre që u angazhuan për shpërndarjen, ndërsa uroj ky donacion të ketë sjellë ngrohtësi dhe gëzim në shtëpitë e këtyre familjeve”, ka shkruar filantropi Lazim Destani.

 

https://www.facebook.com/photo/?fbid=530296911795282&set=a.263123941845915

Next Post

Sela kërkon zgjedhje të parakohshme: Zgjidhja e vetme për krizat e shumta

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para mbledhjes së Kryesisë së partisë deklaroi se zgjidhja e vetme për të dalë nga krizat aktuale në vend, janë zgjedhjet e parakohshme. “Natyrisht, kur krizat janë të shumta dhe kur ke një Qeveri e cila nuk ka hapësirë që t’i menaxhojë, dhe […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: