Edhe 11 të punësuar në Spitalin psikiatrik, drejtori Kovaçi ndanë vendimet

Blerand Rexhepi

Drejtori i spitalit Psikiatrik “Shkup”, Qamil Kovaçi, ka ndarë 11 vendime të punës, për punëtorët të cilët kanë qenë të angazhuar me kontrata pune. Drejtori, Kovaçi, thotë se nga këta 11 vendime të punës, 10 janë shqiptarë dhe një është i komunitetit tjetër.

Ai thotë se në kontinuitet ka kontribuar për angazhimin e kuadrove të reja në këtë spital të specializuar, për të punësuar kuadër sa më cilësorë dhe profesionistë, duke mos e përjashtuar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

“Në mënyrë solemne sot bëmë shpërndarjen e 11 vendimeve të punës. Vendime për asistencë mjekësore, motra medicinale. Të gjithë kanë dëshmuar veten në punën dhe aftësimin e tyre në formë vollunterizmi dhe ne si udhëheqësi kemi bërë që ky kuadër i dëshmuar në punë të sistemohet me vendime të punës për afat të pa caktuar. Nëpërmjet angazhimit të kuadrove të reja, spitali njëherë ofron edhe shërbim sa më cilësor ndaj pacientëve që janë me sëmundje mendore dhe psikiatrike, që kërkon një vëmendje të madhe”, u shpreh, drejtori Qamil Kovaçi.

Drejtori Kovaçi ka transformuar dhe reformuar këtë spital, duke krijuar kushte sa më të mira për pacientët, edhe atë duke rikonstruar repartet, blerjen e shtretërve të rijë dhe duke mbajtur higjienë më të madhe.

Next Post

Syarta shkëlqen në xhirimet e Vitit të Ri në Zvicër; Ja kush e organizon…!

Syarta, këngëtarja që është shpesh e pranishme me shkrime në webin tonë por jo vetëm, sapo ka mbaruar xhirimet e Vitit të Ri në Zvicër, ku edhe jeton. Ky spektakël që do transmetohet në natën e ndërrimit të viteve është organizuar nga aktori dhe showman-i Altin Marku, aktor i njohur […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: