Edhe Gostivari fillon fushatën për Kryeministrin shqiptar

Blerand Rexhepi

Duke respektuar të gjitha masat mbrojtëse kundër CoVid-19 në bazë të protokollit që tashmë është miratuar nga Komisioni i sëmundjeve infektive, Shtabi Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, në mbledhje të ndara, realizoi takim me përfaqësuesit e Shtabeve Vendore të BDI-së në rajonin e komunës së Gostivarit.

Me këtë rast, shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani, njoftuan nga afër strukturën e Shtabit Komunal Zgjedhor dhe shtabeve vendore mbi aktivitetet para dhe gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 Korrikut.

Shefi i Shtabit Komunal Zgjedhor i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, z. Nexhati Jakupi dhe ndihmësi i tij, z. Bashkim Hasani mes të tjerash njoftuan strukturën e partisë për zhvillimin e fushatës zgjedhore, duke u fokusuar tek nisma e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim – BDI për të pasur kryeministrin e parë shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Jakupi veçmas u fokusua tek kujdesi i shtuar për mbrojtje nga CoVid-19 gjatë gjithë aktiviteteve parazgjedhore.

Gepostet von BDI Dega Gostivar am Samstag, 20. Juni 2020

Next Post

Sondazh: BDI fitues absolut i zgjedhjeve të 15 korrikut

Sondazhi i fundit e nxjerrë partinë e Ali Ahmetit fituese absolute të zgjedhjeve që do të mbahen më 15 Korrik .BDI pason me 6.4 përqind besim te votuesit, e ndjekur nga Aleanca për Shqiptarët (3.6%). Më shumë se 60 përqind e qytetarëve thanë se nuk besojnë tek asnjë politikan, ndërsa […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: