Efikasiteti gjyqësor: Lënda e Naser Eshtrefit, 4 vite ka shëtitur në sirtarët dhe duart e gjykatësve të Supremes

vull

Padyshim se rasti gjyqësor i Naser Eshtrefit e pasqyron (mos)funksionimin dhe (jo)efikasitetin e gjyqësorit në Maqedoninë e Veriut, i cili si nga faktori i brendshëm, por edhe ai nga ndërkombëtar është në shënjestër të kritikave për punë selektive dhe joprofesionale. Familjarët 4 vite presin përgjigje përpara Gjykatës Supreme, e cila lëndën e ka shëtitur prej sirtari në sirtar, e prej gjykatësi në gjykatës dhe ende nuk mundet të marrë vendim pasi që lënda qenka “komplekse”, shkruan Portalb.mk.

Jemi në vitin 2020, 4 vite më parë familja e Eshtrefit, është ankuar në Gjykatën Supreme se Gjykata Themelore dhe Gjykata e Apelit i kanë dhënë dënim darkonik prej 14 vitesh burg, djalit të tyre, Naserit, për vrasjen e maturantit, Sasho Petkovski, në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të.

Portalb.mk, paralelisht me familjarët dhe avokatët, për 3 vite rresht është duke trokitur në derën e Gjykatës Supreme për të na treguar arsyet e zvarritjes, por përgjigja e tyre “robotike” ishte: Ende po punohet në lëndën.

  • Viti 2016 – Avokati Angel Gjerogievski, ka dorëzuar ankesë deri te Gjykata Supreme në lidhje me vendimin e Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit për dënimin me 14 vjet burg të Naser Eshtrefit për vrasjen e maturantit në Gjorçe Petrov në vitin 2014-të. Gjykata Supreme thekson se në po të njëjtin vit ka formuar lëndë.
  • Viti 2017 – Sipas Gjykatës Supreme, lënda nëpërmjet sistemit AKMIS është dhënë që të punohet në te gjykatësi. Në tetor të vitit 2017-të, lënda administrativisht është kthyer deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 – Shkup, që të merren dhe plotësohen ankesa dhe përgjigja e ankesës, të cilat nuk janë gjetur në dosjen e lëndës.
  • Viti 2018 – Pas kompletimit të dosjes së lëndës, lënda dy herë është ekspozuar dhe diskutuar përpara Këshillit Gjykues dhe është anuluar. Lënda ka qenë në lexim te të gjithë gjykatësit e Këshillit Gjyqësor kompetent.
  • Viti 2019 – Ka pasur ndryshim të përbërjes së Këshillit Gjykues. Lënda disa herë, përsëri është ekspozuar përpara Këshillit Gjykues, ndërkaq për shkak të kompleksistetit të lëndës, ka qenë e nevojshme, me kërkesë të gjykatësve i njëjti që të shqyrtohet nga çdo gjykatës.
  • 2020 – Lënda ende është në fazë të vendimit.

Avokati i të dënuarit për vrasjen e maturantit Angjel Petkovski, thotë se Gjykata Supreme nuk e shqyrton ankesën pasi që kanë argumente të fuqishme se lënda duhet të kthehet në rigjykim.

“Rrymën elektrike ta shpiknim deri më tani do ta shpiknim se si do të prodhodhet. Kemi dërguar ankesë dhe bëhen të shurdhër. 3 vjet që të mos zgjidhet një lëndë e një karakteri, specifike dhe rëndësie të tillë e është përgjegjësi e skajshme. Duhet dikush të mbajë përgjegjësi se nuk mundet kaq gjatë të ruhet lënda në sirtar, askund në botë nuk ka arsyetim për veprim të tillë – kushdo që të jetë. Përpara fakteve edhe zotat heshtin, duhet të turpërohen. Kur kanë interes me urgjencë reagojnë. Këta nuk dinë çfarë të bëjnë pasi që jemi në të drejtë – kam argumente të fuqishme që nuk munden të kalojnë nëpërmjet tyre dhe tani përveç ta mbajnë lëndën në sirtar dhe të heshtin s’dinë çfarë të bëjnë. Dihet vendimi, duhet të rrëzohen të dy vendimet dhe gjykimi të fillojë nga e para, është e qartë”, thotë për Portalb.mk, avokati i Eshtrefit, Angel Georgiev.

Familjarët e Naser Eshtrefit, më 23 korrik të vitit 2019-të deri te Komisioni për Parandalimin e Korrupsionit kanë dorëzuar kërkesë për shqyrtimin e punës së ish kryetarit të Gjykatës Penale të Shkupit Vlladimir Pançevski, që sipas tyre ai ia ka dorëzuar lëndën gjykatësit Ilija Trpkov në mënyrë manuale, pra jo sipas procedurës ligjore, apo nëpërmjet sistemit AKMIS dhe ky i fundit e ka dënuar me 14 vite burg.

Sipas informatave të Portalb.mk, Antikorrupsioni ende nuk e ka shqyrtuar rastin.

Rasti Naser Eshtrefi

Vrasja e maturantit Petkovski, ka ndodhur në maj të vitit 2014, kur ashtu siç njoftuan nga Gjykata, Eshtrefi ia ka vjedhur biçikletën maturantit Petkovski. Petkovski bashkë me të atin e tij, Sasho Petkovski i janë vënë pas Eshtrefit, ndërkaq në shëtitoren e Vardarit, në afërsi të Spitalit të Syve, e kanë mbërritur. Aty ka pasur një zënkë dhe si rezultat i asaj zënke, Eshtrefi e ka therur me thikë maturantin Petkovski.

Eshtrefi ka thënë që ndihet fajtor vetëm për vjedhjen, por jo edhe për ngjarjen e therjes, sepse ai e ka ditur se ata e kanë ndjekur, por nuk ka pasur qëllim që ta vret askënd, ndërkaq më parë nuk ka kryer asnjë vepër penale. Familjarët e Eshtrefit vazhdmisht kanë kërkuar që të ulet dënimi, por lënda tani për tani ka ngelur në duart e Vangellovskit.

Lëshimet në procesin gjyqësor

Pala ka reaguar ndaj gjykimit, pasi që sipas tyre i njëjti ka lëshime. Në vendimin e Gjykatës nuk është dëshmuar aspak motivi i Naserit si dhe pse të kishte dashur të vret Angjelin si dhe as elementi kyç: kush kë ka sulmuar më parë – që do të zbardhte gjithë rastin në favor të Naserit. Mbrojta thotë se Naseri nuk e ka njohur Angjelin, e as ka pas tendencë për ta vrarë, sikur te kishte tendence për ta vrarë do ta kishte sulmuar që në momentin fillestar kur e ka parë.

Pos kësaj, vendimi i Gjykatës thotë që Naseri e ka sulmuar Angjelin dhe ka ikur. Por kjo nuk është e vërtetë, avokatët thonë se babai i Angjelit në fund ka pranuar që e ka rrahur Naserin, duke theksuar që vetëm disa herë i ka rënë në shpinë ndërsa nga mënyra si është rrahur duket që i kanë shkaktuar 18 lëndime trupore të vërtetuara nga Instituti për kriminalistikë medicinale. Nga fotot e siguruara nga avokatët shihet se është rrahur dhe ia kanë grisur rrobat si nga para ashtu edhe nga pas.

Nga video incizimi mungojnë segmente me nga disa sekonda, ato janë prerë. Nuk është siguruar aspak momenti i sulmit edhe pse kamera kap edhe atë pjesë, me qëllim sepse sipas avokatëve, vërteton se Naseri nuk ka sulmuar i pari dhe që e ka kryer aktin në mbrojtje. Është prerë dhe momenti kur babai i Angjelit merr shkopin e bejsbollit nga vetura.

Sipas avokatëve, i dyshimtë mbetet fakti që thika që u ther Angjeli dhe druri me të cilin e rrahën Naserin nuk janë askund, dhe asnjëherë nuk u gjendën. Mbeti e pa-përgjigjur pyetja se prej nga ka vërtetuar gjykata se thika është e Naserit? Druri ka qenë shkop bejsbolli i marrë qëllimisht nga babai i Angjelit, gjë që vërteton tentim për hakmarrje, sipas avokatëve. Babai i tij e ka kthyer sërish në veturën e kaltër shkopin e bejsbollit dhe e ka mbështjellë me bluzë, kjo duket në video. Nëse gjendeshin armët e sulmit atëherë rasti do të merrte kahje tjetër- do të duhej të quhej rast klasik i vetëmbrojtjes, transmeton Portalb.mk.

Në gjykatë babai i Angjelit kishte thënë se ai me të birin kishin shkuar ta kërkojnë biçikletën dhe këtë Gjykata e ka marrë si motiv të vlefshëm. Por, avokatët thonë se motivi i babait dhe të ndjerit absolutisht nuk ka qenë ta kthejnë biçikletën e vjerdhur sepse biçikleta- gjë që e konfirmon edhe policia, nuk ka dalë as nga oborri i shtëpisë. Naseri e ka prekur dhe e ka lënë aty. Babai dhe Angjeli e kanë parë që është aty, megjithatë janë bërë gati duke marrë armë të ftohta dhe kanë shkuar e kanë pritur atë përballë Spitalit, që shihet edhe në kamerën e sigurisë.

Sipas avokatëve, duke e konfirmuar edhe gjyshi i Naserit, gjykatësi Ilija Trpkov ka dalë disa herë nga salla për të folur në telefon në momentet kur duhej të silleshe vendimi. Më pas vendimi është sjellë për 10 minuta kohë konsultimi, që le dyshime se ka qenë i përgatitur më herët. Sipas tyre, gjykatësi ka qenë i lidhur me ish kryeparlamentarin Trajko Veljanovski.

Vrasja e 20 vjeçarit, ka shkaktuar revoltë të madhe te qytetarët e kësaj lagjeje, të cilën e vandalizuan disa qindra banorë të së njëjtës lagje, për shkak të vrasjes së maturantit Petrov. Të njëjtët kanë mbajtur protesta, ku i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar dëme në disa lokale, pronar të së cilave kanë qenë shqiptar.  Dëmet nga vandalizmi dhe huliganizmi i protestave në Gjorçe kanë mbetur në barrën e pronarëve dhe askush s’u dënua për veprimet e tilla./Portalb

Next Post

Televizionet nacionale kundër listës së çmimeve të KShZ-së: Është gjë e shëmtuar, media do të shpërthejnë

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve nuk duhet të merret me çmimet e televizioneve është pozicioni i përgjithshëm i drejtorëve të tre televizioneve kombëtare, pasi KSHZ të dielën e shpalli listën e çmimeve që do të vlejnë për mesazhet parazgjedhore në në media, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk. Lista e çmimeve është hartuar në përputhje […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: