EKSKLUZIVE: Pendarovski kandidat për president i LSDM-BDI

KohaNews

Stevo Pendarovski do të jetë kandidati që sonte do të bëhet i ditur edhe zyrtarisht sonte në ora 20. Gazeta KOHA merr vesh se për Kryesinë e LSDM-së, ashtu edhe për BDI-në, Pendarovski është kandidati më i pranueshëm, pasi biografia e tij nuk prek asnjë çështje që tangon dy etnitetet më të mëdha në vend. Profesor dhe docent i sigurisë ndërkombëtare në Kolegjin Amerikan, LSDM dhe BDI mendojnë se me Pendarovskin mund t’i dilet përballë profesor Blerim Rekës, si kandidat i pavarur dhe që ka mbështetjen e Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Emri i Pendarovskit do të publikohet sonte, në hotel “Hilton”, ndërsa do të promovohet nga Ali Ahmeti dhe Zoran Zaev. Nga gara tashmë është eliminuar Oliver Spasovski, kandidati i dytë që në anketat e brendshme të LSDM-së, kishte marrë mbështetje për president. (koha.mk)

Next Post

Serbët sulmojnë Talat Xhaferin, në Kuvendin e Malit të Zi, situata eskalon në përplasje fizike

Deputetët malazezë të premten miratuan protokollin mbi pranimin e Maqedonisë veriore në NATO, por gjatë seancës situata ishte shumë e tensionuar. Deputetët serbë votuan kundër, por atyre iu pengoj shumë prania e kryetarit të Kuvendit të Maqedonisë Veriore, Talat Xhaferi. Një nga deputet serbë tha se këtu është një oficer […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: