Elem Turs fillon punimet në qendrën turistike Kopanki në Pelister

Blerand Rexhepi

ELEM TURS SHPKNJ Shkup – Filiali Molika Manastir, sot zyrtarisht filloi aktivitetet për realizimin e Planit dhe Programit për sezonin e ardhshëm turistik dimëror të Ski-Qendrës Kopanki në Pelister, në mënyrë që të përmbushë pritshmëritë e adhuruesve të sporteve dimërore, alpinizmit dhe turizmit malor, si dhe të personave të tjerë rekreativë që vizitojnë Pelisterin ⛷🎿🌄

Në lokalitetin “Begova Çeshma (Çezma e Begut)” kanë filluar aktivitetet e ndërtimit për vendosjen e platformës në anën diellore të vendpushimit të skive, si një hapësirë ideale për vendosjen e pajisjeve urbane dhe ofrimin e organizuar të ushqimit, pijeve të ftohta dhe të nxehta gjatë sezonit turistik dimëror dhe veror.

Platforma e Begova Çeshma (Çezma e Begut) do të jetë një vend i shkëlqyeshëm për pushim dhe rekreacion, por e njejta do të vendoset në funksion edhe për ngjarje të organizuara dhe manifestime të tjera gjatë gjithë vitit ☀️❄️🍹

ELEM TURS SHPKNJ Shkup – Filiali Molika Manastir, me përfundimin e ski-sezonit dimëror në mars të vitit 2021, filloi me realizimin e planit të veprimit dhe strategjisë së zhvillimit, në mënyrë që Ski-Qendra Kopanki të fitojë më shumë përmbajtje të reja multifunksionale në dhjetë vitet e ardhshme ⌛️📈

Next Post

Akademi Solemne me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës

Njëri nga aktivitetet më të rëndësishme të përbashkëta të Myftinisë dhe Komunës së Tetovës, është edhe Akademia Solemne e mbajtur më 05.05. 2021 (e mërkurë), me rastin e përkujtimit të Ulemave të Tetovës, në sallën e Këshillit Komunal të Tetovës. Programi i këtij manifestimi filloi me leximin e pjesëve nga […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: