Elezi: Menaxhimi më i mirë me paratë shtetërore përmes strategjisë për zhvillim të kontrollit të brendshëm e publik financiarë

vull

Përmes sigurimit të sistemit efikas të kontrollit të brendshëm financiarë në sektorin publik do të mundësojë menaxhim më të mirë të mjeteve publike, më shumë përgjegjësi dhe efikasitet më të madh në shpenzimin e tyre, kështu është thënë në konferencë me përfaqësues të Komisionit europian, OECD dhe Sigma është prezantuar Politika për kontrollë të brendshëm financiarë në sektorin publik ose më saktë  strategjia e ardhëshme për zhvillim të kontrollit të brendshëm financiar.Nga Komisioni europian theksuan se jemi vendi i parë në rajon që kemi implikuar një strategji të tillë.Në këtë strategji bëhet fjalë për disa punë shumë të rëndësishme, harxhim më të përgjegjshëm dhe efikas të parave shtetërore në nivel qendror dhe lokal, planifikim strategjik të financave, mekanizëm më kualitativ, suspendim të parregullsive dhe shfrytëzimi i paligjshëm i financave publike si dhe rritja e transparencës etj, krahas kësaj edhe forcimi i kontrollit dhe aktiviteteve të ngjajshme ku do të ketë ulje të korupsionit, pasiqë kjo fushë pritet të jetë pjesë e bisedimeve me BE-në, si pajtueshmëri e standardeve dhe praktikave më të mira në BE, kështu theksoi zv.ministrja e financave Shiret Elezi.Nga Komisioni europian theksuan se reformat do të sigurojnë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në sjelljen e vendimeve.Komisioni europian po përkrah Politikën për kontrollin e brendshëm financiar në Republikën e Maqedonisë Veriore.Maqedonia Veriore tash ka strategji nacionale si kontrolli i brendshëm që tashmë po praktikohet në administratë publike. Reformat e tanishme padyshim që do sjellin më shumë transparencë në sjelljen e vendomeve të rëndësishme në harxhimin e parasë publike, ka deklaruar kështu Rejmond Hil drejtues pë kontrollë të brendshëm financiar dhe buxhet në Komisionin Europian.

Next Post

Supremja shfuqizon burgimin shtëpiak për Mijallkovin në rastin e PSP-së, “Perandoria”

Nga Gjykata Supreme kanë informuar se është marrë vendim me çka ish-kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov i shfuqizohet dënimi me burgim shtëpiak, në rastin e PSP-së “Perandoria”. Megjithatë edhe për shkak të këtij vendimi, Mijalkov do të vazhdon të vuajë dënim me burgim shtëpiak, sepse këtë dënim dje ia shqiptuan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: