Elezi: Për qëndrueshmëri ekonomike, parakusht është zhvillimi në nivelin lokal!

Përforcimi i kapacitetit të këshillave komunalë përmes një projekti të implementuar nga Ministria e financave, Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, UNDP dhe Agjencia Zvicerane për Zhvillim kontribon në forcimin e zhvillimit të sistemit të financimit komunal, veçanërisht në zhvillimin e përgatitjes së raporteve vjetore dhe gjysmëvjetore, kështu theksoi zëvendësministrja e financave Shiret Elezi gjatë pjesëmarjes në eventin publik për zbatimin e projektit, në të cilin morën pjesë gjithashtu edhe kreu i zyrës së UNDP në vend Narine Shahakyan dhe ambasadorja zvicerane, Sybille Suter Tejada.

Zëvendësministrja e financave, Elezi theksoi se nëse duam rritje dhe zhvillim të qëndrueshëm ekonomik të vendit, një nga parakushtet është edhe zhvillimi në nivelin lokal.

“Komunat duhet të përqëndrohen në arritjen e dy qëllimeve, rritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe transparencën dhe përgjegjshmërinë për punën. Sa i përket objektivit të parë ofrimit të shërbimeve më të mira për qytetarët, Qeveria ndjek një politikë të transferimit të kompetencave dhe burimeve financiare të reja nëpër komuna për ekzekutimin e suksesshëm të kompetencave. Është me shumë rëndësi të ndërtohet një marrëdhënie besimi me qytetarët. Qeveria dhe Ministria e Financave janë duke ndërmarrë më shumë hapa në këtë drejtim. Filluam të botojmë raporte tremujore për zbatimin e buxheteve komunale dhe gjithashtu botuam detyrimet e papaguara të komunave. Në fazën e dytë të zbatimit të Buxhetit të hapur, si një mjet i lartë për transparencë, ku parashikohet përfshirja e komunave, iniciativë kjo që do të arrijë transparencë maksimale”, theksoi Elezi duke shtuar se vendi jonë po udhëheq në rajon në pjesën e transparencës fiskale.

Zëvendësministrja Elezi tha se qeveria po punon për të ngritur kapacitetin e të ardhurave të komunave dhe së dyti ndihmon vazhdimisht komunat në përmbushjen e kritereve të përcaktuara në procesin e decentralizimit fiskal, të cilat gradualisht po ndërtojnë aftësinë e tyre administrative, njerëzore dhe profesionale. Ajo sqaroi se në krahasim me vitin 2005, kur filloi procesi i transferimit të kompetencave dhe decentralizimit fiskal, të ardhurat e komunave u rritën më shumë se pesë herë. Gjatë së njëjtës periudhë, të ardhurat nga taksat mbi të cilat komuna ka autonomi janë rritur më shumë se dyfish.

Next Post

Në UT u përurua shtatorja e themeluesit, Rektorit të parë dhe historik Prof. Dr. Fadil Sulejmanit dhe lapidari “Flakadani i Kujtesës”

Universiteti i Tetovës, aktivitetet festive për shënimin e 25-vjetorit të themelimit, i përmbylli me shpalosjen e monumentit “Flakadani i kujtesës”, si dhe të shtatores së themeluesit dhe Rektorit të parë të UT-së Prof. Dr. Fadil Sulejmanit. Pas përfundimit të Akademisë solemne, që iu kushtua 25-vjetorit të UT-së, në hapësirat e […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: