Elezi priti në takim një delegacion nga Instituti i kontabilitetit!

Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga zëvendësministrja e financave Shiret Elezi sot janë takuar me përfaqësues nga Instituti i kontabilistëve dhe kontabilistëve të liçencuar delegacion i drejtuar nga kryetarja Lençe Papazovska.

Në këtë takim, bashkëbiseduesit janë dakorduar se kontabiliteti është fushë shumë e rëndësishme dhe është thënë se Qeveria me seriozitetin më të madh merr qasje ndaj zgjidhjes së punës sistematike për përparim dhe rregullim të këtij profesioni.

Të pranishmit e kanë përshëndetur përpilimin e Propozim ligjit për ushtrimin e punës së kontabilitetit, që tashmë është në procedurë parlamentare dhe kanë vlerësuar se miratimi sa më i hershëm i tij është e patjetërsueshme dhe do të sjellë rritjen e standardeve të punës dhe do të sigurojë më shumë transparencë dhe përgjegjësi në punë me qëllim të përparimit të profesionit të kontabilitetit.

Next Post

Unioni i bizneseve shqiptaro-gjermane, mbështet kryeministrin Haradinaj

Ishta data 28 Shtator i vitit 2017, pak javë mbas marrjes së mandatit, kur kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ftoi në kabinetin e tij, kryesinë dhe anetar të shumtë të Unionit të bizneseve shqiptaro-gjermane për një takim pune me te dhe një pjesë të kabinetit të ti qeverisës. […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: