Elezi: Strategjia e re për bashkëpunim dhe projekte me BBRZH do të miratohet deri në fund të majit

Blerand Rexhepi

Shkup, 9 maj – Strategjia e re katër vjeçare për bashkëpunim me Bankën Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim do të miratohet deri në fund të muajit maj, kështu ka deklaruar zv.ministrja e financave Shiret Elezi.

Në strategjinë e re do ketë më shumë projekte të cilat duhet të përmbajnë tre prioritetet: përkrahja e konkurencës, forcimin e integrimit regjional dhe përkrahja për përafrim drejtë BE-së dhe kahja drejtë ekonomisë së gjelbërt, informon kështu Elezi.

“Përmes projekteve në pajtim me prioritetet për përkrahje të konkurencës duhet që të përmirësohen aftësitë e biznesit, të përmirësohet qasja deri te vendet e punës për të rinjtë, femrat dhe qytetarët të cilët jetojnë në zonat e pazhvilluara si dhe përmirësimi i konkurencës në sektorin privat. Për forcimin e integrimit regjional dhe përkrahjen drejtë përafrimit në BE, megjithatë do të zbatohen projekte të cilat do të përmirësojnë lidhjen në infrastrukturën energjetike dhe të transportit, digjitalizimin dhe përafrimin e praktikave të biznesit. Projektet e qëndrueshme të energjisë dhe efikasiteti më i madh i menaxhimit të burimeve synojnë forcimin e kapaciteteve të energjisë së rinovueshme, rritjen e efikasitetit të energjisë dhe efikasitetit të burimeve, si dhe përmirësimin e infrastrukturës mjedisore në nivel lokal”, kështu vlerëson Elezi e cila thotë se këto projekte do të kontribuojnë në rritjen e drejtë dhe të qëndrueshme ekonomike dhe do të kontribuojë për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Ndërkohë që Banka Botërore për Rindërtim dhe Zhvillim është investitorë i 1.9 miliard euro investim në vendin tonë vlerë kjo që implementohet në 150 projekte të cilat definojnë zhvillimin e përgjithshëm e vendit sepse është shumë e rëndësishme të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kanë vlerë dhe përcjellin dije, përvojë pozitive për realizimin e projekteve të caktuara, sqaron mes tjerave zv.ministrja.

“Ne po rrisim investimet në arsim, shëndetësi dhe shërbime sociale. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme është se ne po fillojmë projekte të reja në arsim dhe po rrisin punësimin e të rinjve. Do të doja të theksoja projektin e arsimit të dyfishtë, i cili përveç arsimit të mesëm standard do t’u mundësojë të rinjve të fitojnë aftësi tek kompanitë më të mira të huaja në vend. Kjo do të përmirësojë aftësitë e tyre dhe do të lehtësojë procesin e gjetjes së një pune në të ardhmen”, sqaron kështu Elezi.

Next Post

Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik prezanton ofertën studentore

Bordi drejtues i Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), në një takim me gazetarët ka prezantuar aktivitetet, objektet arsimore në kampus, bashkë me arsyet se përse duhet të zgjidhet ky universitet, raporton Anadolu Agency (AA). Kryetari i Bordit Ekzekutiv të IBU-së, Aydogan Ademoski, zëvendëskryetari, Eser Cevahir dhe anëtari, Imer Selmani, në konferencën […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: