Emri “Sead Ajruli” bëhet xhami në Senegal (FOTO)

vull

Pa kaluar as gjashtë muaj nga kalimi i tij në amshim (4 shtator 2018), emri i hoxhës dhe humanistit të madh nga Kamjani i Tetovës, Sead Ajruli, është bërë emër i një xhamie në Senegal të Afrikës. Falë miqve të tij të Kuvajtit, që punojnë dhe veprojnë në Afrikë në misionin që e ndiqte edhe hoxha Ajruli në trojet tona, këtë javë është falë xhumaja e parë në xhaminë që do ta mbajë pikërisht emrin “Sead Ajruli”.

Ky lajm është pritur me shumë gëzim nga familja, shokët, bashkëpunëtorët dhe miqtë e shumtë të Hoxhës Ajruli në të gjitha trojet shqiptare. Bile, ky ka qenë ngushëllimi dhe mirënjohja më e madhe që i është bërë emrit të rahmetliut pas largimit të tij nga kjo botë. Duke u përjetësuar në emër xhamie, emri “Sead Ajruli” do të vazhdojë të jetojë edhe në lutjet e myslimanëve të Afrikës.

Në një hadith që transmetohet nga Enes ibën Maliku (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) thuhet se i Dërguari i Allahut (paqja qoftë mbi të!), ka thënë: “Janë shtatë vepra, shpërblimi i të cilave i vazhdon njeriut në varrin e tij, pas vdekjes së tij: Lënia trashëgimi e diturisë së dobishme (t’ju lësh njerëzve dituri nga e cila do të përfitojnë), t’u mundësosh të përfitojnë nga uji i një lumi (hapja e një vije që të kalojë uji), hapja e një pusi (apo burimi), mbjellja e një palme (hurme arabe ose e çdo peme tjetër të dobishme), ndërtimi i një xhamie, dhurimi i një Mus’hafi (Kurani), si dhe të lësh pas fëmijë të edukuar, të cilët luten dhe kërkojnë falje për ty pas vdekjes tënde.”

Next Post

Dy arkitektët e Pavarësisë së Kosovës! Faleminderit përjetë!

Në fjalimin e tij të mbajtur në Parlamentin e Kosovës, më 1 nën­tor të vitit 2009 , presidenti i 42-të Amerikan, Bill Clinton, e nisi përshëndetjen e tij duke kujtuar presidentin e parë dhe historik të vendit, Ibrahim Rugovën. Presidenti Klinton tha: “Dua ta përkujtoj ish-Presidentin Rugova, i cili ishte […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: