Enuzi: NP Higjiena Komunale-Shkup për çdo ditë kujdeset për pastërtinë e Urës së Gurit në Shkup

Kohanews Admin

Ura e gurit, e cila është një nga simbolet kryesore historike të qytetit të Shkupit, është vazhdimisht cak i vandalizmit dhe sjelljes së pamatur, ndërsa te shtyllat në rrëzë të urës vazhdimisht shfaqen sasi të mëdha të mbeturinave të deponuara në mënyrë jo të duhur dhe ndihet një erë e pakëndshme. Kështu përmes një kumtese është shprehur, drejtori i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi.

“Çdo ditë e mirëmban higjienën dhe pastërtinë e Urës së Gurit si një nga hapësirat publike më të frekuentuara në qendër të qytetit. Ekipet e Ndërmarrjes  kryejnë fshirjen dhe larjen manuale dhe makinerike të të gjithë sipërfaqes së urës, si dhe të sheshit Maqedonia dhe Filip i Dytë”, ka thënë Enuzi.

Sipas drejtorit të “NP Higjiena Komunale-Shkup”, Zudi Enuzi aktivitetet zhvillohen çdo ditë, me tre turne, duke përfshirë edhe fundjavat.

Next Post

Punonjësit e administratës shtetërore të Maqedonisë sot në protestë

Punonjësit në gjyqësi sot dhe nesër do ta ndalojnë punën për dy orë, nga ora 10:00 deri në ora 12:00. Ata theksojnë se 95% e institucioneve kanë paguar pagë nën pagën minimale prej 18.000 denarë, ndërsa 5% nuk i kanë paguar ose kanë paguar pagë me gabim. Nga sindikata ku […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: