Faik Fetahi merr postin e përgjegjësit për arsim në komunën Altbüron

Kohanews Admin

Duke filluar nga viti 2022, Faik Fetahi nga Partia Liberale e Zvicrës (FDP) do të marrë postin e kreut të arsimit në këshillin e komunës (ekzekutivi komunal) Altbüron, Kantoini i Lucernit.

Para kësaj, ai ishte anëtar i Komisionit të Arsimit për një vit e gjysmë.

Pas zgjedhjeve të heshtura, Fetahi trashëgon në këtë post kolegen nga partia e njëjtë, Renate Rölli-Affentranger, e cila largohet nga këshilli bashkiak më 31 dhjetor. Ajo ishte zgjedhur në këshillin lokal në vitin 2000.

Faik Fetahi, me rrënjë nga Përlepnica e Gjilanit, është drejtor menaxhues i kompanisë për shtrim të dyshemeve Fetaxid AG në Altbüron, të themeluar nga babai i tij afaristi i njohur Fehmi Fetahi dhe nëna, Sara, të cilët janë edhe themelues dhe pronarë të resortit të njohur turistik “Vali Ranch”, në fshatin e lindjes të Fehmiut, shkruan albinfo.ch.

Faiku është 34 vjeç dhe baba i dy fëmijëve të moshës pesë dhe shtatë e gjysmë.

Përderisa në asambletë komunale, ka tashmë një numër të konsiderueshëm politikanësh me rrënjë shqiptare, kjo nuk mund të thuhet për postet në ekzekutivin e komunave, shkruan albinfo.ch. Kështu, në gjithë Zvicrën, Faik Fetahi është ende vetëm i treti shqiptarozviceran i zgjedhur në një post të tillë.

Para tij, pjesë e ekezekutivit në një komunën e tij, Baar të Kantonit të Zugut është prej disa vitesh, Zari Xhaferi (SP) dhe nga viti i kaluar, edhe Afërdita Bogiqi, në Komunën Monthey të Kantonit të Valisit.

Next Post

Idri Istrefi: Struga nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e askujt, është vetëm e struganëve dhe e Zotit

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Sturgës, Idri Istrefi tha se zgjedhjet e 17 tetorit janë një betejë në mes të mirë dhe të keqes.   “Struga nuk është dhe nuk mund të jetë pronë e askujt. Struga është vetëm e struganëve dhe e Zotit. Fare qartë e mësuan […]

Subscribe US Now

%d bloggers like this: